Milloshi kunder PS-se dhe aleances Kuq e Zi
Partia Komuniste mbajti dje Kongresin e saj te 14 te drejtuar nga kryetari i kesaj partie Hysni Milloshi. Gjate fjales qe kryetari i kesaj partie mbajti perpara delegateve shprehu pakenaqesi dhe madje ironi me menyren sesi u organizua Kongresi i Partise Socialiste dy dite me pare. Ne kete kuader ai akuzoi PS-ne duke e quajtur kete parti humbese te zgjedhjeve lokale te 8 majit. Por nga ana tjeter Hysni Milloshi sulmoi edhe Aleancen Kuq e Zi drejtuar nga kryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu. Sipas tij kjo aleance eshte thjesht nje manover politike e cila shume shpejt do te zbardhe qellimet e verteta te krijimit te saj. Gjate punimeve te ketij Kongresi Milloshi theksoi faktin se partia qe ai drejtonte kishte si objektiv kryesor te behej parti parlamentare pas zgjedhjeve te 2013-s. Hysni Milloshi u rishfaq ne skenen politike ne vend pasi kandidoi nen siglen e Partise Komuniste per kryebashkiak te Tiranes. Gjate kandidimit Milloshi arriti te mblidhte rreth 1200 vota duke bere qe gara mes kandidatit Lulzim Basha dhe Edi Rama te behej shume e forte dhe te rezultonte me pas me nje diference prej vetem 10 votash.