E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukes ndihmohen me dhurata njemije familje

Festa

Festa e Kurban Bajramit ne Kukes ka nisur me faljen e namazit ne xhamine e qytetit ku besimtareve u ka folur myftiu i Rrethit te Kukesit Islam Hoxha. Por ndryshe nga rastet e tjera familjet e varfra kane perfituar dreken e festes permes nje pakete ndihme ne mish dhe ushqime. Biznesmene vendes Myftinia e Prishtines Medreseja e Tiranes si dhe nje komunitet i vogel kuksianesh ne Zvicer kane shperndare per njemije familje ne nevoje nga kater kilograme mish nje sasi fasulesh dhe makarona falas. Nga kjo ndihme kane perfituar pervec nje numri te konsiderueshem te familjeve te qytetit edhe qindra familje te zonave te thella shume te varfer sic jane Zapodi Topojani etj. Kjo ndihme eshte shperndare duke u bazuar ne rekomandimet e myftinise se Kukesit komunave dhe Kryqit te Kuq. Festa eshte shenuar edhe ne Bajram Curr dhe ne Krume te Hasit ku jane shperndare ndihma per familjet e varfra ku sipas njoftimeve ndihmat jane siguruar nga emigrantet ne Londer.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›