E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndreko i shkruan ambasadorit te SHBA Na shpetoni nga mafia

Letra Kryetari i Qarkut te Fierit i kerkon ndihme ambasadorit Arvizu

Permes kesaj letre te hapur e te sinqerte po ju bej me dije per nje shqetesim tejet te madh qe ka pushtuar komunitetin e Qarkut te Fierit institucionin e Keshillit te ketij Qarku te cilin ligjerisht drejtoj si dhe mua personalisht. Ky shqetesim buron nga nje tragjikomedi e per me teper e tipit mafioz e shkaktuar dita-dites e cast pas casti ne sy te opinionit mediave e drites se diellit prej dates 21 shtator dita e konstituimit ligjor te ketij Keshilli e deri me sot nga nje grup pushtetaresh te regjimit Meta-Berisha. Nje loje e piste kjo qe ka paralizuar ne menyre te jashteligjshme antikushtetuese e antidemokratike institucionin e Keshillit te Qarkut te Fierit prej afro dy muajsh dhe me tragjikja po tentohet te permbyset ne forma dhe menyra vagabondeske ate cka ne demokraci quhet vullnet i votes se lire. Ky skenar politiko-kamorrist i paprecedent i organizuar pikerisht nga perfaqesues de jure te institucioneve shteterore si Prefekti i Qarkut te Fierit gjyqtar te Gjykates se Rrethit Gjyqesor te Fierit dhe deputete te mazhorances parlamentare ka si objektiv paralizimin e institucioneve te pavarura krijimin e strukturave paralele me pushtetin vendor nepermjet perdorimit te forces se pushtetit nga presione politiko-ekonomike e deri presione psiko-fizike ndaj perfaqesuesve te zgjedhur te opozites me synim rrembimin me dhune te drejtimit te ketij institucioni. Institucion ky i dale ligjerisht nga vullneti i votes se lire te qytetareve me 8 maj 2011. Duke iu referuar Kushtetutes se Republikes se Shqiperise ligjit se Drejtes Civile e Administrative por edhe moralit qytetar kam bindjen se keto veprime po hedhin ne ere seriozisht normat me minimale te demokracise dhe ekzistencen e shtetit ligjor. Pasi vleresoj maksimalisht personalitetin tuaj njerezor intelektual dhe per me teper statusin e perfaqesuesit diplomatik te Kombit me mik te shqiptareve SHBA ne vendin tim ju lutem sinqerisht duke ju kerkuar ta demaskojme dhe frenojme kete akt kriminal dhe jashtezakonisht te rrezikshem per demokracine ne pergjithesi dhe popullin e Qarkut te Fierit ne vecanti.

Shkelqesia juaj nese e keni te nevojshem nje shpjegim me te hollesishem rreth kesaj ngjarjeje te rende antiligj e antipopull jam ne dispozicionin tuaj me fakte dhe prova qofte personalisht e qofte me perfaqesuesit e mi ligjor. Zoti bekofte kombin amerikan simbolin e paqes dhe drejtesise

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›