LSI-ja serish alternative per PS-ne
Ballafaqimi i forte mes Partise Demokratike dhe asaj Socialiste kohet e fundit po polarizohet rreth vetes per te lene jashte vemendjes nje faktor tjeter te shume akuzuar Levizjen Socialiste per Integrim. Me nje proces ende ne vijim si dhe me nje serial te pashkeputur skandalesh partia e Ilir Metes dhe vete ky i fundit po mbeten se fundmi ne periferine e zhvillimit politik ne nje heshtje qe favorizon rifaktorizimin politik. Tri jane levizjet qe shenojne ndryshim ne sjellje te kesaj partie por edhe te raporteve te saj me opoziten se pari nje prej deputeteve te saj Lefter Koka mori pjese ne tryezen e reformes ne drejtesi organizuar nga PS-ja se dyti kreu i LSI-se ka qene prezent ne promovimin e librit te deputetit socialist Ben Blushi me gjithe refuzimin reciprok te njeri-tjetrit qe ne fillim dhe se treti heshtja e plote e PS-se ne kongresin e 5 nentorit ndaj atij qe tradhtoi 83 mije zemra te majta ne vitin 2009. Tre detaje qe meritojne vemendje pasi jo vetem amnistojne Ilir Meten nga goditja e vazhdueshme politike nga opozita por i japin LSI-se kohen per tu ridiferencuar nga PD-ja me te cilen eshte ne koalicion e qe madje bashkepunoi shume ngushte ne vitin 2011 per zgjedhjet e 8 majit. Nga ana e vet duket se PS-ja ka lene deren te hapur per partine e Metes edhe pse duhet thene se ekuacioni veshtiresohet nisur nga mundesia e nje partie te re djathtas qe do ti hiqte LSI-se karten e te qenet nje force vendosese per pushtetin.