E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fondacioni Vodafone Albania ndihme per pacientet me kancer



Fondacioni Vodafone Albania mbeshtet per te dytin vit radhazi projektin Giving a Moment te shoqates Ryder Albania. Fale ketij projekti 450 paciente terminal me kancer dhe 500 familjare te tyre do te perfitojne nje kujdes dhe trajtim profesional nga stafi i shoqates duke i siguruar atyre momente kujdesi mbeshtetje psikologjike dhe shendetesore ne nje kohe kur ata kane me shume nevoje. Gjithashtu ne kuader te planit strategjik per kujdesin paliativ 45 anetare te stafit te sherbimeve per kujdesin shendetesor paresor do te trajnohen per te rritur sa me shume cilesine dhe metodat per trajtimin dhe sherbimin e pacienteve me kancer. Qellimi i ketij projekti eshte te rris ndjeshem cilesine e trajtimit te pacienteve terminal me kancer duke i ofruar kujdes pacienteve dhe familjareve te tyre dhe duke u bere nje shembull per institucionet publike shendetesore ne vend si dhe duke rritur vemendjen e shoqerise dhe institucioneve perkatese per nevojat e ketyre pacienteve. Shoqata Ryder Albania eshte pioniere e sherbimit te kujdesit paliativ ne vend me 16 vite eksperience me projekte te ndryshme. Kete here ajo ka gjetur mbeshtetjen e nje biznesi te pergjegjshem si Vodafone Albania e cila me ane te fondacionit te saj eshte gjithnje e ndjeshme ndaj fenomeneve sociale ne vend.

14 Tetor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›