E Diel, 1 Nëntor 2026

Memorandumi per gjakmarrjen Ministria e Brendshme nuk firmos dokumentin



Lizeta Duro

Vrasje per shkak te hakmarrjes dhe gjakmarrjes ndodhin gati cdo dite dhe fenomeni eshte i veshtire te parandalohet. Policia e Shtetit nuk ka fuqine dhe mjetet qe te parandaloje krimet e paralajmeruar ndersa shoqatat kane shtrire terrenin e tyre per pajtimin e mosmarreveshjeve. Ato gezojne edhe mbeshtetjen e institucioneve shteterore si presidenti. Nderkohe qe ende nuk ka nje bashkepunim zyrtar mes Ministrise se Brendshme dhe organizatave te pajtimit te mosmarreveshjeve. Se fundi ne Konferencen e Jashtezakonshme Kombetare te Misionareve dhe Shoqatave te Pajtimit me teme Per traditen ne mbeshtetje te Shtetit te se Drejtes u dhane statistika alarmante si per numrin e vrasjeve apo gjakmarrjeve ashtu dhe per konfliktet dhe hasmerite. Megjithese ishte parashikuar nenshkrimi i nje dokumenti bashkepunimi mes Komitetit Mbarekombetar te Pajtimit dhe Ministrise se Brendshme nje gje e tille nuk eshte bere. Deri me tani Policia e Shtetit nuk ka nxitur bashkepunimin me organizata qe legjitimojne njohjen e praktikave sipas kanunit por ka zbatuar ligjin duke nderhyre edhe ne rastet kur konfliktet jane zgjidhur mes paleve me nderhyrjen e pajtimtareve.

Memorandumi

Ne konferencen e bere 6 dite me pare pritej te firmosej Memorandumi i Bashkepunimit i perpiluar per rreth 2 muaj nga perfaqesues te Ministrise se Brendshme dhe perfaqesues te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar. Ministri i Brendshem nuk mori pjese ne kete konference per shkak te disa angazhimeve te papritura qe ministri Basha pati. Ministri perfaqesohej nga zv/ ministri Avenir Peka. Ne fjalen e tij zv/ ministri Peka tha se shume shpejt ky Memorandum do te firmosej per te garantuar angazhimin dhe gatishmerine e Ministrise se Brendshme per te pasur nje platforme te perbashket bashkepunimi te te gjithe faktoreve ne procesin e parandalimit te vrasjeve per hakmarrje dhe gjakmarrje. Qe prej dates 08 tetor Memorandumi i Bashkepunimit qendron ne tryezen e ministrit Basha dhe nuk eshte firmosur akoma. Kjo mungese bashkepunimi sjell mosangazhim te strukturave te shtetit dhe sipas perfaqesuesve te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar perben nje vonese dhe zvarritje e cila lejon te ndodhin vrasjet.

Memorandumi

Memorandumi perbehet nga 8 nene ne te cilet pershkruhet permbajtja dhe ceshtjet ku do te bashkepunohet midis Ministrise se Brendshme dhe Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar. Ky Memorandum ka per qellim bashkepunimin per ndalimin e fenomenit te vrasjeve per hakmarrje dhe gjakmarrje dhe perballjen me dukurite qe dobesojne shtetin e se drejtes pengojne zhvillimin e vendit dhe demokracine cenojne paqen sociale dhe te drejtat e njeriut. Sipas memorandumit Ministria e Brendshme dhe Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar do te bashkepunoje gjithmone duke siguruar edhe mbeshtetjen e te gjitha institucioneve te shtetit si Drejtoria e Pergjithshme e Policise si dhe organizmave nderkombetare per ta ndryshuar kete gjendje. Promovimin e kultures se ligjit respektimin e institucioneve dhe konsolidimin e shtetit te se drejtes.
Por ende nuk eshte nenshkruar dokumenti mes paleve. Ky memorandum eshte pergatitur si pjese e perpjekjeve te perbashketa te strukturave te rendit dhe organizatave te shoqerise civile per te parandaluar konflikte me baze hakmarrjen ose gjakmarrjen. Por deri me tani nuk ka pasur raporte te tilla te institucionalizuar edhe per shkak te mos-legjitimimit te praktikave tradicionale te zgjidhjes se konflikteve por te zbatimit te ligjit. Perkunder kesaj kjo nuk ka cuar ne reduktimin e vrasjeve per gjakmarrje gje qe flet per pamundesine e ushtrimit te forces se ligjit ne zonat ku konfliktet zgjidhen me parimet kanunore.

PRIORITETET

1. Parandalimin e krimeve ndaj personit ndaj jetes se qytetareve dhe mbrojtjen e paqes sociale.

2. Mbrojtjen e te drejtave te njeriut ne cdo sfere te jetes dhe veprimtarise shoqerore vecanerisht te grave vajzave e femijeve nga dhuna dhe shfrytezimi.

3. Mbrojtjen e vlerave te trashegimise kombetare traditen per tolerancen fetare e bashkejetesen nderetnike si dhe mbrojtjen e te drejtave te pakicave kombetare dhe te qytetareve te huaj.

Ftese per debat

Gazeta Albania fton intelektuale eksperte dhe perfaqesues te shoqerise civile per te marre pjese ne debatin per menyren e bashkepunimit mes Policise se Shtetit dhe shoqatave te Pajtimit per rastet e hakmarrjes dhe gjakmarrjes. Si mund te parandalohen vrasjet me nxitje gjakmarrje A duhet te bashkepunojne strukturat e rendit me pajtimtaret e gjaqeve Ne cfare nivelesh duhet te jete ky bashkepunim
Mirepresim shkrimet tuaja ne adresen e e-mail-it gazetalbaniagmail.com ose mund te na kontaktoni ne zyrat e gazetes.

14 Tetor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›