E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fondacioni Vodafone zgjeron aktivitetin

Shtohen financimet dhe projektet nga donatorët

Fondacioni “Vodafone Albania” prezantoi Raportin Vjetor për vitin 2009-2010, duke vijuar traditën e transparencës dhe raportimit të financimeve, si pjesë e rolit të përgjegjshmërisë.
Në raport paraqiten të detajuara investimet dhe financimet sociale për periudhën prill 2009–mars 2010, shumë e cila kap vlerën prej 76836969 lekësh (rreth 560000 euro). Me fondet e siguruara nga shoqëria “Vodafone Albania” dhe “Vodafone Foundation” në Mbretërinë e Bashkuar, konstatohet se fondacioni “Vodafone Albania” shënon zgjerim të dy programeve kryesore, atë të granteve të dhuruara dhe të programit ‘Bota e Ndryshimit’. Programi i granteve, që zë dhe peshën kryesore të buxhetit vjetor, përzgjodhi gjithsej 19 projekte mes aplikimeve të shumta. Harta gjeografike e projekteve shtrihet në zona të thella e të skajshme të Shqipërisë. Në 12 muajt e fundit, të 19 organizatat jofitimprurëse iu përkushtuan zbatimit të projekteve në shërbim të komuniteteve në nevojë, nisma që u përkasin fushave të edukimit të hershëm për fëmijët në zona të thella, asistencë ndaj të moshuarve dhe pacientëve me sëmundje kronike, personave me aftësi të kufizuara, ndihma ndaj viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe ndaj minorenëve në burgje, mbështetje ndaj fëmijëve që vuajnë nga talasemia dhe autizmi, e mjaft kategori të tjera.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›