E Diel, 1 Nëntor 2026

Fondacioni "Western Union" bën të mundur furnizimin me ujë të fshatrave në Shqipëri

Vendndodhja Gracen - Elbasan, Shqipëri, datë 05/11/2008 -
fondacioni "Western Union", një organizatë bamirëse e "Western
Union", së bashku me agjentin e tij, "Unioni Financiar Tiranë",
vazhdojnë rrugën e realizimit të suksesshëm të donacioneve.
Nëpërmjet investimeve të përbashkëta të fondacionit "Western
Union", agjentit të tij, "Unioni Financiar Tiranë" dhe nën
kujdesin e NGO "Kujdes për të gjithë", u dhuruan 30000 euro
për t‘ju siguruar banorëve të Gracenit në Shqipëri furnizimin
me ujë. "Me anë të këtij projekti të vlerësueshëm, fondacioni
‘Western Union‘ po mbështet komunitetin shqiptar duke
përmirësuar cilësinë e jetesës së banorëve që jetojnë në zonat
rurale", tha Fabio Del Grosso, drejtor i Rajonit Adriatik për
"Western Union".
"Është një nga objektivat kryesore të fondacionit ‘Western
Union‘ për të përmirësuar kushtet e jetesës së banorëve të
vendeve ku klientët tanë po dërgojnë para dhe nga ku kanë
emigruar klientët tanë. Ne jeni krenarë që shohim ndryshimin
që mund të realizojmë në jetën e përditshme të kaq shumë
njerëzve", shtoi ai.
Përveç banorëve të Gracenit, qendra mjekësore, shkolla dhe
qendra e komunitetit, gjithashtu dhe komuniteti përreth, përfiton
nga furnizuesi i ri i ujit.
Me këtë projekt, fondacioni "Western Union" vazhdon të
mbështesë komunitetin shqiptar. Që prej vitit 2005 është dhuruar
një total prej 150000 USD për shkollat në vend. Gjatë vitit
2007, donacioni për bamirësi prej 50000 USD u përdor për të
ngritur laboratorë kompjuteri në pesë shkolla në Tiranë, Shkodër,
Vlorë, Elbasan dhe Durrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›