Tregu i energjisë elektrike, me mungesë konkurrence
Autoriteti i Konkurrencës
bën me dije se tregu i en
ergjisë elektrike është i
cunguar, pavarësisht liberalizimit
që ka ndërmarrë qeveria. Hetimi
i zhvilluar për muaj me radhë
është publikuar dje për mediat
dhe paraqet ndër të tjera disa rekomandime
që Autoriteti i
Konkurrencës ua paraqet institucioneve
përgjegjëse ndaj sektorit
të energjisë elektrike.
Duke marrë në konsideratë
situatën e tregut të energjisë elektrike,
privatizimin e Operatorit
të Sistemit të Shpërndarjes, prodhimin
nga sektori privat,
nevojën për rritjen e elasticitetit
të ofertës dhe kërkesës, ekzistencën
e dy çmimeve të energjisë
në tregun e shumicës, subvencionet
e buxhetit dhe faktorë të
tjerë, Komisioni i Konkurrencës
vendosi të propozojë një sërë
masash. Rekomandimet synojnë
ndërmarrjen e hapave të
nevojshëm për konsolidimin dhe
hapjen reale të tregut të energjisë
elektrike, për të siguruar një treg
të energjisë funksional dhe që
ofron produktin e mjaftueshëm
dhe shërbimin më të mirë në
çmimet më të lira të mundshme
për konsumatorët. Komisioni i
Konkurrencës ka rekomanduar
që në rastet kur monopolet natyrore
administrohen nga shteti
(KESH-Gen dhe OST), duhet të
sigurohet që të funksionojnë si
ndërmarrje tregtare, duke
eliminuar mbështetjen financiare
(subvencionet) e drejtpërdrejta
dhe indirekte nga buxheti i shtetit.
Gjithashtu, Komisioni i
Konkurrencës vendosi t‘i rekomandojë
Entit Rregullator të Energjisë
Elektrike të rrisë mundësinë e përfshirjes të sa më shumë
bizneseve si klientë të kualifikuar,
gjë që do ta bënte
kërkesën më elastike dhe tregun
më të hapur. Liberalizimi i tregut
i kryer "de jure" duhet të realizohet
edhe "de facto", për të krijuar
mundësinë e më shumë se një
zgjedhjeje të burimit të furnizimit,
fillimisht për klientët jo tariforë
dhe më pas edhe për klientët dhe
konsumatorët tariforë. "Krijimit
të mundësisë së furnizimit nga
më shumë se një burim i energjisë
dhe përdorimi i rrjeteve të
transmetimit dhe shpërndarjes,
furnizimit me shumicë dhe/ose
pakicë deri te konsumatori tarifor,
sipas pagesave përkatëse të
rregulluara nga ERE", sqaron
raporti i bazuar mbi hetimin. Pas
privatizimit të Operatorit të
Sistemit të Shpërndarjes, ERE-s i
rekomandohet të ndërmarrë hapat
e nevojshëm për liberalizimin
e mëtejshëm të tregut
nëpërmjet licencimit të ndërmjetësve
të tregut.
bën me dije se tregu i en
ergjisë elektrike është i
cunguar, pavarësisht liberalizimit
që ka ndërmarrë qeveria. Hetimi
i zhvilluar për muaj me radhë
është publikuar dje për mediat
dhe paraqet ndër të tjera disa rekomandime
që Autoriteti i
Konkurrencës ua paraqet institucioneve
përgjegjëse ndaj sektorit
të energjisë elektrike.
Duke marrë në konsideratë
situatën e tregut të energjisë elektrike,
privatizimin e Operatorit
të Sistemit të Shpërndarjes, prodhimin
nga sektori privat,
nevojën për rritjen e elasticitetit
të ofertës dhe kërkesës, ekzistencën
e dy çmimeve të energjisë
në tregun e shumicës, subvencionet
e buxhetit dhe faktorë të
tjerë, Komisioni i Konkurrencës
vendosi të propozojë një sërë
masash. Rekomandimet synojnë
ndërmarrjen e hapave të
nevojshëm për konsolidimin dhe
hapjen reale të tregut të energjisë
elektrike, për të siguruar një treg
të energjisë funksional dhe që
ofron produktin e mjaftueshëm
dhe shërbimin më të mirë në
çmimet më të lira të mundshme
për konsumatorët. Komisioni i
Konkurrencës ka rekomanduar
që në rastet kur monopolet natyrore
administrohen nga shteti
(KESH-Gen dhe OST), duhet të
sigurohet që të funksionojnë si
ndërmarrje tregtare, duke
eliminuar mbështetjen financiare
(subvencionet) e drejtpërdrejta
dhe indirekte nga buxheti i shtetit.
Gjithashtu, Komisioni i
Konkurrencës vendosi t‘i rekomandojë
Entit Rregullator të Energjisë
Elektrike të rrisë mundësinë e përfshirjes të sa më shumë
bizneseve si klientë të kualifikuar,
gjë që do ta bënte
kërkesën më elastike dhe tregun
më të hapur. Liberalizimi i tregut
i kryer "de jure" duhet të realizohet
edhe "de facto", për të krijuar
mundësinë e më shumë se një
zgjedhjeje të burimit të furnizimit,
fillimisht për klientët jo tariforë
dhe më pas edhe për klientët dhe
konsumatorët tariforë. "Krijimit
të mundësisë së furnizimit nga
më shumë se një burim i energjisë
dhe përdorimi i rrjeteve të
transmetimit dhe shpërndarjes,
furnizimit me shumicë dhe/ose
pakicë deri te konsumatori tarifor,
sipas pagesave përkatëse të
rregulluara nga ERE", sqaron
raporti i bazuar mbi hetimin. Pas
privatizimit të Operatorit të
Sistemit të Shpërndarjes, ERE-s i
rekomandohet të ndërmarrë hapat
e nevojshëm për liberalizimin
e mëtejshëm të tregut
nëpërmjet licencimit të ndërmjetësve
të tregut.