Sarkozi akuza Bushit: Dështoi në konfliktin e Gjeorgjisë
Presidenti francez, Nikolas
Sarkozi, ka akuzuar Presidentin
amerikan, Xhorxh Bush, se
dështoi në marrjen e iniciativës
në lidhje me konfliktin e fundit në
Gjeorgji. Këtë deklaratë e ka bërë
ndërsa ka folur para audiencës,
me rastin e marrjes së çmimit për
"Kurajë politike". Ndër të tjera, ai
tha: "Kush i mbrojti të drejtat e
njeriut pas shpërthimit të luftës
në muajin gusht? Mos ishte vallë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara
të Amerikës? Apo ishte
Franca?". Sarkozi, në rolin e Presidentit
të vendit, që kryeson
Bashkimin Evropian, u nis me
disa misione në Moskë, menjëherë
pas plasjes së konfliktit më
8 gusht për të qetësuar situatën,
si dhe palët në konflikt. Madje
pasojë e takimeve të tij në Kermlin
ishte edhe pushim-zjarri i arritur
mes Rusisë dhe Gjeorgjisë.
Ndërsa ka marrë çmimin e akorduar
nga revista "Politika
Ndërkombëtare" në një ceremoni
të organizuar në Pallatin Elize,
Sarkozi tha se, ndërkohë Presidenti
amerikan nuk donte që të
vinte në rrezik kredibilitetin e tij
në përpjekje për të vënë paqen e
prishur. "Më kujtohet që Presidenti
amerikan më telefonoi një
ditë para nisjes sime për në
Moskë: "Mos shko aty. Rusët
duan të shkojnë në Tbilis, janë
vetëm 40 kilometra larg kryeqytetit. Mjaftohu me një dënim të
sulmit, por mos shko". Unë së
bashku me ministrin e Jashtëm,
Kushner, vendosëm të shkonim
në Moskë dhe të firmosnim
armëpushimin", tha Sarkozi. Ai
do të jetë edhe në krye të bisedimeve
mes Rusisë dhe Bashkimit
Evropian që do të zhvillohen sot,
në Nisë të Francës, në përfundim
të të cilave të dy palët do të do të
rifillojnë negociatat në lidhje me
një marrëveshje të re partneriteti.
Sarkozi, ka akuzuar Presidentin
amerikan, Xhorxh Bush, se
dështoi në marrjen e iniciativës
në lidhje me konfliktin e fundit në
Gjeorgji. Këtë deklaratë e ka bërë
ndërsa ka folur para audiencës,
me rastin e marrjes së çmimit për
"Kurajë politike". Ndër të tjera, ai
tha: "Kush i mbrojti të drejtat e
njeriut pas shpërthimit të luftës
në muajin gusht? Mos ishte vallë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara
të Amerikës? Apo ishte
Franca?". Sarkozi, në rolin e Presidentit
të vendit, që kryeson
Bashkimin Evropian, u nis me
disa misione në Moskë, menjëherë
pas plasjes së konfliktit më
8 gusht për të qetësuar situatën,
si dhe palët në konflikt. Madje
pasojë e takimeve të tij në Kermlin
ishte edhe pushim-zjarri i arritur
mes Rusisë dhe Gjeorgjisë.
Ndërsa ka marrë çmimin e akorduar
nga revista "Politika
Ndërkombëtare" në një ceremoni
të organizuar në Pallatin Elize,
Sarkozi tha se, ndërkohë Presidenti
amerikan nuk donte që të
vinte në rrezik kredibilitetin e tij
në përpjekje për të vënë paqen e
prishur. "Më kujtohet që Presidenti
amerikan më telefonoi një
ditë para nisjes sime për në
Moskë: "Mos shko aty. Rusët
duan të shkojnë në Tbilis, janë
vetëm 40 kilometra larg kryeqytetit. Mjaftohu me një dënim të
sulmit, por mos shko". Unë së
bashku me ministrin e Jashtëm,
Kushner, vendosëm të shkonim
në Moskë dhe të firmosnim
armëpushimin", tha Sarkozi. Ai
do të jetë edhe në krye të bisedimeve
mes Rusisë dhe Bashkimit
Evropian që do të zhvillohen sot,
në Nisë të Francës, në përfundim
të të cilave të dy palët do të do të
rifillojnë negociatat në lidhje me
një marrëveshje të re partneriteti.