E Diel, 1 Nëntor 2026

BE: "Ja si do të shmangim varësinë e gazit nga Rusia"

Evropa dje ka ndërmarrë një tjetër hap në sh
këputjen e varësisë ndaj Rusisë, për sa i përket
furnizimit me naftë dhe me gaz përmes publikimit
të një strategjie ambicioze, që do të dobësojë dominimin
"Gazprom"-it rus në importet evropiane të
gazit. Në prag të takimit
të sotëm mes Rusisë dhe
BE-së, në Francë, paketa
e re energjetike e lëshuar
nga Komisioni Evropian
nënvizon strategjitë e reja
për të shkëputur varësinë
e Evropës ndaj Rusisë në
sektorin e gazit. Nga gjashtë
projektet që përmban
paketa, dy janë të prioritetit
absolut dhe bëhet
fjalë për lidhjen e tre ishvendeve
sovjetike baltike:
Lituania, Letonia dhe Estonia,
përmes një rrjeti energjetik. Shumë i rëndësishëm
është edhe i ashtuquajturi "korridori i jugut",
i cili supozohet të transportojë gaz nga pellgu Kaspik
në Evropë, duke anashkaluar Rusinë, por edhe Iranin.
Të dy këto projekte të rëndësishme synojnë shkëputjen
nga varësia ruse. Vitin e ardhshëm, Brukseli
synon edhe ngritjen e një konsorciumi të kompanive
evropiane që do të blejnë gaz nga pellgu
Kaspik dhe do ta transportojnë atë në Evropë
përmes një gazsjellësi që do të nisë nga Azerbajxhani
e do të kalojë përmes Turqisë e Ballkanit, për
të përfunduar rrugëtimin në Austri. Sipas Barrosos,
Bashkimi Evropian po kërkon burime të tjera energjie.
Ai do të negociojë sot me Presidentin rus,
Medvedev, në takimin që do të zhvillohet në jug të
Francës. Aktualisht, Evropa merr 42% të gazit të saj,
një të tretën e naftës dhe një të katërtën e qymyrit
nga Rusia. Sipas Komisionit, në vitin 2030 këto shifra
do të kenë rënë dukshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›