Fritzl, babai përdhunues, akuzohet për vrasje
Babai austriak, që u burgos pas akuzave se kishte
abuzuar me vajzën e tij, për 24 vjet rresht, duke e
mbajtur mbyllur në një qilar e duke pasur edhe fëmijë
me të, është akuzuar edhe për krimin e vrasjes
së njërit prej pasardhësve. Prokurorët austriakë thonë
se, nëse vërtetohet akuza, Joseph Fritzl mund të
dënohet me 10 vjet heqje lirie. Ndërkohë, ai mban
akuzat e përdhunimit dhe ushtrimit të skllavërisë. Që
nga muaji prill, ai ka qenë në gjendje arresti, ndërkohë
që gjykimi pritet të nisë vitin e ardhshëm. Akuza
më e fundit ka të bëjë me vdekjen e njërës prej foshnjave
që ai e solli në jetë me të bijën, në qilarin e
shtëpisë. Thuhet se ai nuk dëgjoi që të thërrisnin
mjekun, menjëherë pas lindjes së foshnjës, edhe pse
e dinte se ajo do të vdiste. Fritzl tha se e dogji trupin
e foshnjës në një furrë. Një muaj më parë, mjekët e
konsideruan të aftë mendërisht për të marrë pjesë
në gjykimin e tij. Çështja e babait monstër ishte një
çështje që tronditi rëndë opinionin publik botëror, pasi
ngjarja ishte përtej përmasave të një krimi, ajo ishte
në përmasat e një monstruoziteti të paimagjinueshëm.