E Diel, 1 Nëntor 2026

Fondet e BE-së ishin të destinuara për Shqipërinë – ishte gënjeshtër e madhe thënia “zero lekë nga shteti”

19-01-2013 / Nga Mina Hysa

Deklarata “zero fonde”, “zero lekë”, të shqiptuara si një refren virgjërie financiare nga e intervistuara-kurban Linda Basha, u përsërit aq shpesh, sa nxiti vëmendjen të shpërndahej disi nga dukshmëria e pallatit dhe e huasë 100 milionë lekëshe, për t’u përqendruar tek kjo “virgjëri financiare”. Në fakt, një analizë e thjeshtë, të çon tek shifra dhjetëra milionë eurosh që organizatat e drejtuara nga Linda Rama, në shumë prej të cilave shfaqet edhe emri “pak i njohshëm” i Kosta Barjabës, kanë lëvruar në Tiranë. Fondet miliona eurosh janë dhënë në shumicën e rasteve nga Bashkimi Evropian, apo nga organizata të tjera ndërkombëtare si PNUD apo ILO, por ato kanë qenë të inkuadruara në kuadrin e ndihmës për Shqipërinë. Fondet janë të përfshira në kuadër të marrëveshjeve-kuadër të ekzekutivit shqiptar me BE-në, OKB-në apo organizata të tjera ndërkombëtare, prandaj edhe përfituesit e këtyre fondeve, janë drejtpërdrejt përfitues të fondeve të shtetit shqiptar. Megjithëse ka marrë miliona euro, Linda Basha s’e ka fare ndjesinë e përkatësisë së ndihmës që lëvrohet, por me një gjuhë arrogance, që s’ka as përgjegjshmëri e as feminilitet mjaftohet me thënien “zero lekë, zero euro”, një deklaratë fund e krye e gënjeshtërt.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›