E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lesh-libri i Ramës, minierë ari

19-01-2013 / Nga Flori Slatina

Një pikë kulminante e mashtrimeve ishte pasurimi i Edi Ramës me shitjen e lesh-librit “Kurban”. Në intervistë munguan të dhënat për kontratën e botimit të librit, shpenzimet e shtëpisë botuese e të shtypshkronjës si dhe tirazhi i nxjerrë në treg. Deklarata e pamatur rrezikon të djegë edhe protagonistë të tjerë që u përfshinë në marketingun mashtrues për librin

As me tirazhet e Dan Brounit nuk mendohej se shitja e një libri mund të të pasuronte kaq shpejt sa Linda Basha tha se e pasuroi Edi Ramën “Kurban”-i, duke e kaluar nga standardi i një varfanjaku në atë të një “shqiptari të mesëm”. Por Linda Basha u mjaftua me shqiptimin e gënjeshtrës, pa u shqetësuar që të arsyetojë “ekonomikisht”, siç ajo pretendoi shpeshherë gjatë intervistës, se duhet të bëjnë akuzatorët e saj në PD. S’u tha asgjë për kontratën e publikimit të librit, kopjet e hedhura në treg, pjesa që ka përfituar Shtëpia Botuese, kostoja e shtypshkronjës, e të tjera të dhëna që në një proces botimi janë të provueshme dhe janë abetare e transparencës. S’dihet a është alarmuar Shtëpia Botuese nga deklarata e Linda Bashës për lesh-librin e Edi Ramës, por mosnjohja e Linda Bashës me faturat tatimore është krejt flagrante. Shtëpia Botuese duhet të raportojë për kopjet e librit, por duket se pikërisht kjo pikë e dobët në mantrën e martinave që u thanë në intervistë, detyruan mediat pranë Edi Ramës që ta errësonin këtë pikë në raportimet e tyre televizive apo gazetareske. Përpjekjet aposteriori s’mund të ndalin transparencën për lesh-librin e Ramës, transparencë që rrezikon që përveç të intervistuarës dhe autorit të librit të fundosë edhe protagonistë të tjerë të ngjarjes politike “Kurban”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›