E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fondet e bashkive, Basha: Qeveria ka bërë ndarje të barabartë

TIRANE- Ministri i Brendshëm Lulëzim Basha deklaron se qeveria ka bërë ndarje të barabartë të fondeve për bashkitë dhe komunat, pavarësisht se nga cilat forca politike drejtohen ato.

Basha priti një përfaqësi të shoqatës së bashkive , drejtuar nga kryetari i Bashkisë së Kavajës ku kërkoi prova nga të gjithë ata që pretendojnë se qeveria ka cunguar decentralizimin e pushtetit vendor dhe vecanërisht pavarësinë financiare të tij.

“Nuk më mbetet gjë tjetër vecse të përsëris vullnetin e kryeministrit Berisha për këdo që pretendon se ka një zvogëlim mund ta paraqesë me fakte dhe padyshim që qeveria do ti kompensojë. Deri më sot , përvec retorikës nuk kemi patur asnjë dëshmi të tillë dhe nuk do të kemi për sa kohë që qeveria vazhdon në mënyrë progresive në cdo situatë të ketë parësore mbajtjen e niveleve optimale të financimit tuaj dhe avancimin e tyre më tej” theksoi ministri Basha.

Javë më parë, drejtues të bashkive ku qeveris e majta paralajmëruan protesta kundër ndërhyrjes që qeveria , sipas tyre, po bën në punën e bashkive , në mbledhjen e taksave si dhe në shpërndarjen e fondeve dhe granteve për përfaqësitë e pushtetit vendor në Shqipëri.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›