PS: Qeveria të distancohet nga aktet e dhunës në Ruzhdije
TIRANE- Partia Socialiste i ka bërë thirrje mazhorancës të distancohet nga aktet e dhunës në Ruzhdije. Reagimi vjen nga deputeti socialist, Pirro Lutaj një ditë pasi një ish komisioner i PD-së dhunoi një banor të Ruzhdijes pasi ky i fundit kishte denoncuar në media parregullsitë në votime.
Deputeti Lutaj theksoi se është është e papranueshme që qytetarët shqiptarë të dhunohen sepse guxojnë të shprehin mendimin e tyre të lira.
“Për këtë arsye në emër të Partisë Socialiste i kërkoj Kryeministrit Berisha dhe Partisë Demokratike që të distancohen publikisht nga ky akt i shëmtuar i ndërmarrë nga një prej përfaqësuesve të kësaj force, që për më tepër është nën hetim për krimin e manipulimit të zgjedhjeve të 28 qershorit. Në të kundërt, kemi arsye të dyshojmë se kryerja e këtij akti vetëm një ditë pas vizitës së Sokol Olldashit në atë zonë, nuk është e rastësishme”, u shpreh deputeti socialist.
Një banor i fshatit Ruzhdie u rrah pasditen e djeshme nga komisioneri i Partisë Demokratike të zonës në zgjedhjet e 28 qershorit, vetëm sepse deklaroi pak ditë më parë se në këtë qendër zgjedhore ka patur parregullsi dhe njerëz që kanë votuar më tepër se një herë.
Komisioneri Pëllumb Myrto është nën hetim nga Prokuroria e Fierit sepse dyshohet se ka bashkëpunuar me tre komisionerë të tjerë të djathtë në fallsifikimin e rezultatit të zgjedhjeve në komunën Ruzhdie.
(e.n//BalkanWeb)