E Diel, 1 Nëntor 2026

Fondet e dhuruara nga qytetarët mund të mos shkojnë në Gërdec, por në buxhetin e shtetit

Qeveria shqiptare ka përcaktuar burimet e financimit të dëmeve të shkaktuara nga shpërthimi në Gërdec. Sipas vendimit të qeverisë, vlera prej rreth 1.6 miliardë lekësh do të sigurohet nga donacionet, fondi kontigjencë dhe fondi rezervë. Nga llogaria e hapur, në të cilën po mblidhen donacione, qeveria ka vendosur që të marrë prej saj dhe të përdorë për Gërdecin vetëm 150 milionë lekë dhe në rast se nga kjo llogari të mblidhen më shumë pará, ato nuk do të shkojnë për të financuar Gërdecin, por do të shkojnë në fondin kontigjencë. Nga fondi i kontigjencës qeveria do të përdorë për financimin e Gërdecit 622 milionë lekë dhe nga fondi rezervë ajo do të përdorë 800 milionë lekë. Kësisoj, qeveria ka përcaktuar burimet e financimit për ndërtimin e Gërdecit dhe për dëmshpërblimin e banorëve atje. Dhurimet nuk do të shkojnë të gjitha për Gërdecin, por qeveria do t’i fusë në fondin kontigjencë, pra pjesën që do të jetë sipër 150 milionëve.

Por ende nuk është bërë e ditur se sa do qëndrojë e hapur llogaria për donacionet, çka do bëjë të mundur që fondet të derdhen deri vonë aty, e për pasojë të kalojnë në buxhet të shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›