E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fondet më të mëdha për arsimit profesional

Para komisionit kuvendor të Arsimit, Tafaj tha se buxheti do të jetë 38.9 miliardë lekë ose 1.6 për qind më shumë se një vit më parë.

I pyetur nga deputetët nëse buxheti i ri do të garantojë investimet e reja, ministri Tafaj shpjegoi se në vitin 2012, programet e arsimit profesional janë të vetmet që kanë marrë fondin më të madh, 14 për qind më shumë se një vit më parë.

Deputetët e opozitës, Ledi Shamku dhe Valentina Leskaj, deklaruan se projektbuxheti 2012 për arsimin tregon prezencën e krizës ekonomike. Javën e ardhshme, deputetët e komisionit kuvendor të medias do të diskutojnë nen për nen projektbuxhetin për arsimin./Start/

                                                                                             2011-11-16 15:16
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›