Protokolle për 5 sëmundje të moshimit

Ministria e Shëndetësisë, prezantoi sot protokollet për: sëmundjet ishemike të zemrës, diabeti, osteoporoza , çrregullimet funksionale gastro-intestinale dhe shëndetin mendor.
Këto udhëzime përmbajnë rekomandime për mjekët e familjes, të cilët kanë kontakt të përditshëm me të moshuarit, por edhe për mjekët e nivelit terciar për këto grupe sëmundjesh. “Momenti i miratimit të protokolleve klinike për 5 nozologji të sëmundjeve kryesore klinike që përfshihen në udhëzuesin e moshës së tretë është moment i rëndësishëm”, tha kreu i Shëndetësisë, Petrit Vasili.
“Në mënyrë logjike dhe fiziologjike, Shqipëria ka hyrë në komponentët e moshimit, ndryshe nga sa më parë, sepse kjo kategori tashmë është një realitet shumë i rëndësishëm, determinant dhe kërkon qasje të tjera jo naive, jo empirike, por veçse profesionale lidhur me përballimin të asaj që quhet qasja shëndetësore ndaj zgjidhjes së problemeve”, shtoi ai. /Start/
2011-11-16 16:20