Vlorë, arrestohet ish-kreu i hipotekës

Burime zyrtare nga policia e Vlorës thanë se 50-vjeçari Banushaj u ndalua në banesën e tij gjatë një aksioni të uniformave blu në Vlorë.
“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pas hetimeve nga Seksioni i Krimit Ekonomik, nga ku rezultoi se nga viti 2007-2009, koha kur Banushaj ushtronte funksionin e kryeregjistruesit në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Vlorë, me veprime të paligjshme dhe përmes falsifikimit të dokumenteve (deklaratat e kufitarëve të pronave), ka bërë korrigjimet e hartave dhe kartelave pasurore, duke favorizuar regjistrimin e këtyre pronave në emër të familjarëve të tij”, saktësuan burimet zyrtare të policisë.
Hetimet ndaj të arrestuarit nisën në 30 korrik të këtij viti, pas kallëzimit të një shtetasi, me pretendimin se këtij të fundit nuk i ishte regjistruar një pronë prej 2 500 metrash katrorë në lagjen “11 Janari” të qytetit të Vlorës, të cilën qytetari e kishte përfituar sipas ligjit 7501 dhe të konfirmuar nga Komisioni i Verifikimit të Titujve të Pronësisë.
Dy vjet më parë, Banushaj ka qenë i proceduar për të njëjtën vepër penale, atë të “shpërdorimit të detyrës”.
/Start/E.B/
2011-11-16 21:54