E Shtunë, 31 Tetor 2026

UT - Spitali Amerikan, marrëveshje për studentët

Në fjalën e tij rektori i UT-së, Dhori Kule, shprehu bindjen se hapësira të tjera bashkëpunimi do të konkretizohen në një të ardhme të afërt, jo vetëm me shërbimin klinik shëndetësor, po edhe me atë akademik. “Ne sot firmosëm një marrëveshje me Spitalin Amerikan, që njihet në Shqipëri për një shërbim e gatishmëri të nivelit të lartë. Thelbi i marrëveshjes është që stafi dhe studentët tanë, në shërbimet që do të kryhen në këtë spital, të jenë të privilegjuar nga pikëpamja e çmimit, pra të kenë çmime të reduktuara krahasuar me pacientët e tjerë dhe kjo do të sigurohet nëpërmjet pajisjes me kartën ‘Vital’”sqaroi Kule.

Ndërkohë drejtori i përgjithshëm i Spitalit Amerikan, Klodjan Allajbeu, u shpreh i kënaqur nga ky bashkëpunim dhe premtoi të tjera bashkëpunime në të ardhmen. “Në këtë marrëveshje përfshihen kontrolle falas për kujdesin shëndetësor të stafit akademik, por gjithashtu do të ofrohen edhe shërbime të tjera, të cilat do të jenë me një çmim ndjeshëm të reduktuar. Kjo marrëveshje e finalizuar sot është vetëm fillimi i një bashkëpunimi, i cili do të vazhdojë në të ardhmen edhe në drejtime të tjera, si bashkëpunime e organizime të seminareve, konferencave të thelluara në mjekësi, shkëmbim eksperiencash dhe ofrim mundësish për mjekët specializantë, duke u ofruar standardet e Spitalit Amerikan”, tha Klodjan Allajbeu.
/Start/

                                                                                             2011-11-16 21:04
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›