Kriza greke, OBT: Greqia nuk përbën rrezik për Eurozonën

"Vështirësitë në Greqi nuk përbëjnë rrezik për vendet e zonës euro për shkak të dobësimit të peshës ekonomike të saj".
Kështu u shpreh drejtori i Organizatës Botërore të Tregëtisë , Paskal Lamy për mediat franceze.
Sipas Lamy Greqia përbën vetëm pesë për qind të ekonomisë europiane dhe kriza greke është vetëm një histori e një vendi të vogël, që për një kohë të gjatë ka shpenzuar më shumë nga sa ka fituar.
Ndërkohë parlamenti grek pritet të nisë diskutimet lidhur me masat e reja të kursimeve, të propozuara nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, si kusht për të marrë këstin e radhës prej 12 miliardë eurosh.