E Shtunë, 31 Tetor 2026

Privatizimi i INSIG-ut miratohen ndryshimet per lehtesimin e procesit

Mosrealizmi prej disa vitesh privatizimit të kompanisë INSIG ka detyruar ndryshimet ligjore të formës së shitjes që qeveria synon. Deputetët e komisionit të Ekonomisë kanë miratuar ndërhyrjen në disa nene të cilat synojnë lehtësimin e procesit. Sipas drejtuesve të Ministrisë së Financave, çmimi i përcaktuar për blerësin nuk i përshtatet situatës ekonomike ndërkombëtare.

Ndryshimi tjetër i takon nenit 4, që në këtë ligj fliste për mënyrën e përcaktimit të çmimit. Sot jemi 3 vjet më vonë dhe vlerësimi i bërë me atë periudhë rezulton i pavërtetë, nuk i përashtatet më realitetit. Për më tepër, edhe konsulenti që punon pranë ministrisë së financave dhe që merret me këtë proces, ka këshilluar forcërisht që kjo referencë të hiqet për t’i hapur rrugën një vlerësimi të ri që do t’i bëhet aseteve të INSIG-ut përpara se ai të dalë për shitje”-tha Linda Rusmali, Drejtoresha e Çështjeve Juridike në Ministrinë e Financave.

Instituti i Sigurimeve INSIG është në treg që prej gushtit të 1991. aktualisht kompania ka rreth 130 mijë klientë. Për rreth një dekadë INSIG ishte kompania lider në Shqipëri, më pas me liberalizimin e tregut pozitat dominuese ranë. Privatizimi ka nisur që në vitin 2000, kur dhe kompania u kthye në një shoqëri anonime. Tentativat për shitje të aksioneve kanë qenë disa, por ende nuk janë finalizuar.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›