E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklaratat e FMN-së, ekspertët kundër rritjes së taksave

Pavarësisht këshillave të FMN-së për të rritur taksat në mënyrë që të ulet borxhi publik kreu i qeverisë është i dyti pas ministrit të financave Ridvan Bode që e kundërshton një fakt të tillë. Në mbledhje grupi kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të ketë rritje taksash edhe pse një gjë të tillë e ka kërkuar FMN-ja. Madje Berisha ripërsëriti edhe njëherë që do të rrisë pagat dhe pensionet.
Por si mendojnë ekspertët e ekonomisë një gjë të tillë. Ardian Civici e kundërshton faktin e rritjes së taskave pasi kjo do të dëmtonte biznesin në një moment të tillë krize.
Ndërkohë që një tjetër ekspert ekonomie Zef Preçi mendon se rivendosja e taksës së përshkallëzur dhe rritja e saj për kompanitë e mëdha dhe të huaja do të ishte një zgjidhje.
Gjithashtu kreu i qeverisë ka deklaruar se kriza ekonomike që ka përfshirë një sërë vendesh në Europë është mjaft e ndjeshme ndërkohë që në Shqipëri vazhdon që të mbizotërojë një sistem mjaft pozitiv ekonomik.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›