E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fondet, universitetet do t'i perfitojne me konkurse

Universitetet publike duhet t'i fitojne fondet nepermjet projekteve. Nese ata jane te afte ta bejne nje gje te tille, atehere e fitojne shumen qe nevojitet. Ne te kundert, universitetet duhet te mbahen me te ardhurat qe sigurojne vete. Ne kete menyre, buxheti vjetor per 11 universitetet shteterore ne vend, nga 1 Janari i vitit te ardhshem do te shperndahet sipas nje formule te re, e cila pritet te kaloje per miratim ne Kuvend. "Behet fjale per nje formule te krijuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkences me konsulence te Bankes Boterore. Ajo bazohet ne shume parametra, si ne numrin e studenteve, kualifikimin e pedagogeve, zhvillimin e kerkimit shkencor, programet studimore, etj", u shpreh dje keshilltari i kryeministrit per Arsimin, Prof. Dr. Myqerem Tafaj. Sipas tij, formula e re e shperndarjes se buxhetit vjetor te universiteteve do te bazohet vetem ne meritat e institucioneve te arsimit te larte, e thene ndryshe vitin qe vjen universitetet do te konkurrojne per investime. "Ne kete menyre buxheti nuk do te ndahet me, sipas nje ndarje aritmetike, ku merret ne konsiderate vetem numri i studenteve, por sipas kontributit te universitetit", theksoi Tafaj, i cili shtoi se formula e re e buxhetit nxit rritjen e cilesise se arsimit te larte. Sipas keshilltarit te kryeministrit per arsimin, Ligji i Arsimit te Larte parashikon qe ai institucion qe paraqet projekte te mira, do te perfitoje fonde.

Shembulli

Sipas prof. dr. Myqerem Tafaj, do te ndiqet i njejti parim si me pushtetin vendor, lidhur me grantet. Por parakushti eshte qe struktura te afta administrate ne universitetet qe mundesojne hartimin ne kohe te projektit, marrjen e fondeve dhe realizimin e tyre sipas afateve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›