E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mocioni, rezolute te henen, Kuvendi te mbeshtese prokurorine per "Fazllic"

Partia Socialiste do te depozitoje te henen ne Kuvend nje rezolute, per t'i dhene mbeshtetje prokurorise, te hetoje shkeljen e ligjeve nga qeveria, per ceshtjen "Fazllic". Deputeti socialist, Musa Ulqini tha dje se selia roze po pergatit rezoluten, pasi shteti eshte kapur nga kryeministri. "Diten e hene, ne do te paraqesim ketu rezoluten, si konkluzion te mocionit per debat, e cila i kerkon Kuvendit te mbeshtese pa kushte prokurorine, ne hetimin e shkeljes se nente ligjeve, ne hetimin e plote dhe serioz te kapjes se shtetit, te konfliktit te interesave te kryeministrit Sali Berisha", tha Ulqini. Sipas tij, ne kete rezolute do te kerkohet gjithashtu nga Kuvendi, qe te angazhohet seriozisht ne zhdukjen e cdo hapesire abuzuese dhe ashpersimin e nente ligjeve te gjetura si te keqperdorura dhe te shkelura nga Sali Berisha, qeveria dhe nje tufe keqberesish qe pastrojne parate e pista ne Shqiperi. Ulqini kritikoi faktin qe ne kete mocion, kryeministri shmangu totalisht pergjigjen mbi ceshtjen "Fazllic" dhe foli vetem per arritjet e qeverise se tij. "Seanca e se henes krijoi nje precedent te rrezikshem, te panjohur deri me sot ne jeten parlamentare. Opozita socialiste i kerkoi, te sqaronte opinionin e gjere publik per marredheniet e tij me Damir Fazllic, dhe ai zgjodhi te fliste tre ore per gjera qe askush nuk ja kishte kerkuar", u shpreh deputeti socialist. Sipas Ulqinit sjellja e kryeministrit eshte jo vetem mungese respekti per informimin e publikut, por dhe mungese transparence. Ndaj selia roze kerkon votimin e nje rezolute per kete ceshtje, per mbeshtetjen e organit te prokurorise qe te vijoje hetimet e t'i coje ato deri ne fund. Jo vetem per tragjedine e Gerdecit, por edhe per ligjet e shkelura nga qeveria ne mbrojtje te Fazllic. R.R.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›