E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha si Adil Carcani, flet vetem per suksese

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama akuzoi dje ashper kryeministrin Berisha, se keqinterpretoi qellimisht raportin e Komisionit Evropian, pa lexuar mire se cfare permbante. Rama e quajti skandal dhe te turpshem qendrimin e Berishes, qe pa e lexuar dhe analizuar me pare nje raport, del e flet per suksese, ne vazhden e nje strategjie, sipas tij te shemtuar, abuzimi konstant me publikun. "Ne raport thuhet shprehimisht se, korrupsioni mbetet nje problem serioz e masiv, ne rastin e vendit tone. Nuk mund te jete ne asnje menyre shkak per te folur per suksese", tha Rama. Sipas tij, "duhet te kesh paturpesine dhe hallin e madh te kryeministrit te deshtuar, Sali Berisha, qe ne te tilla kushte te flasesh per progres". Rama vijoi akuzat se "duhet te jesh si kryeministri vendit dhe te kesh paturpesine e sekserit te nje serbi qe per 3 vjet ka bere, fale miqesise me kryeministrin e vendit, 50 milione euro ne Shqiperi dhe nga ana tjeter hallin e madh te nje njeriu, qe e di fare mire te verteten e "Gerdecit", per te bere ate qe Sali Berisha beri dje, duke e quajtur sukses Progres-Raportin". "Ate qe Sali Berisha beri te henen, duke mos i dhene Parlamentit asnje pergjigje per duzinen e dyshimeve te renda, qe lidhin kryeministrin me veprimtarine e paligjshme te sekserit te tij serb, ate qe Sali Berisha e ben tani me prej kohesh, duke na folur per nje Shqiperi te lumtur, njesoj si ne kohen e te ndjerit Adil Carcani, kur shqiptaret nuk ushqeheshin dot, ndersa Televizioni Shqiptar u tregonte pamjet e sukseseve, nen udheheqjen e byrose politike", akuzoi Rama. Ai u shpreh se PS nuk gezohet per konstatimet shume shqetesuese te Raport-Progresit. Por duke qene se ato jane tregues te nje Shqiperie qe zvarritet, nderkohe qe Evropa fluturon perpara, arsyet per te mos u gezuar, jane edhe me te medha. Ne keto kushte, kreu socialist u shpreh i bindur se qeveria e korruptuar, nuk ka asnje aftesi per ta cuar kete vend perpara, por as pergjegjshmeri ne raport me detyren karshi shqiptareve. Rama komentoi dhe vleresimet qe ishin ne Raport-Progres per reformen zgjedhore. E ne kete moment, ai u shpreh se KE, nenvizon qartesisht ne raport meriten e forces me te madhe te opozites, pra te Partise Socialiste. "Leximi i ketij vleresimi edhe perpara opinionit publik nga ana juaj do te ishte nje ndihme e cmuar, per te kthjelluar, si dhe per te forcuar bindjen e domosdoshmerise se kontributit tone ne kete proces dhe e merites sone te padiskutueshme per suksesin e ketij procesi", u shpreh Rama, ndonese theksoi se nje koment me te detajuar per raportin PS do ta jape ne ditet ne vijim, pasi te analizoje imtesisht cdo paragraf te tij. Per te, era e ndryshimit qe filloje te fryje ne SHBA, do te filloje te fryje qershorin e ardhshem edhe ne Shqiperi. Rozeta Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›