E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi: Raporti, serioz dhe kritik qe ndihmon ecjen para te Shqiperise

Raport realist, serioz dhe kritik. Keshtu e vleresoi dje Raport-Progresin e Komisionit Evropian per Shqiperine, kryetari i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi. "Eshte nje raport realist, serioz, kritik qe ndihmon per ecjen perpara te Shqiperise. Garantimi i zgjedhjeve te lira e te ndershme ne 2009 mbetet kusht i vetem per Shqiperine ne kete raport", u shpreh Gjinushi. Ai vleresoi se ne kuader te reformave dhe ecurive qe ka bere vendi ne kete vit, dy jane rezultatet e vetme, miratimi i projektligjit per organizimin e pushtetit gjyqesor dhe sistemi zgjedhor. Arritje qe sipas Gjinushit jane bere vetem per shkak te presionit te opozites. Megjithate se i cilesoi si progres, kreu i PSD-se theksoi se dhe ne keto dy ceshtje ka ende shume pune. Ne menyre te vecante ne procesin gjyqesor dhe reformen ne te, sipas Gjinushit ka nevoje per nje strategji te plote per te realizuar kete reforme. Ndaj per disa here radhazi, kreu socialdemokrat kerkoi vleresimin e kritikave te nderkombetareve dhe realizimin e detyrave te marra persiper drejt komunitetit evropian. "Ne kete raport serioz dhe profesional mund te evitoheshin pasaktesi si ajo qe thoshte se "Gerdeci" eshte shperthimi i nje depoje armesh, pasi ne Gerdec ishte depoja e korrupsionit te qeverise", ka pohuar Gjinushi.

Berisha

"Ju jeni vete te mencur dhe dini te zgjidhni. Me xhaketat e Rucit dhe te Edi Rames, shkohet drejt se shkuares. Ndersa ne me ndertimet, me rruget, me shkollat, me perpjekjet tona per integrim, me ftesen e Shqiperise per ne NATO, ecim te sigurt drejt te ardhmes".

Progres-raporti

Kryeministri Berisha e konsideroi raportin e KE-se si teper te ndryshem me ate qe ky institucion dergonte ne Shqiperi gjate vitit 2005. Sipas tij, ky raport afirmon plotesisht luften e suksesshme te qeverise kunder korrupsionit, kunder krimit te organizuar, ekonomise se treguar dhe institucioneve te saj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›