E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, takim Dade-Xhons

Sekretarja dhe nensekretari per marredheniet me jashte te PS Arta Dade dhe Ilir Gjoni, paten nje takim pune me Stjuart Xhons, Ndihmes asistent i sekretarit per ceshtjet Evropiane dhe Aziatike, si dhe me drejtorin per Evropen Juglindore ne DASH, Ajlend. Ne takim ishte i pranishem dhe referenti per Shqiperine, Xheri S. Ismail. Ne takim perfaqesuesit e PS shprehen urimet per zgjedhjen e Presidentit Obama. Njeheresh theksuan se presidenti Bush do te mbetet nga figurat historike qe ka ndikuar direkt ne historine pozitive te shqiptareve. Xhons vleresoi kontributin e PS ne konsolidimin e demokracise ne Shqiperi, ku theksoi ftesen per pranimin e Shqiperise ne NATO. Xhons tha se SHBA do te vazhdoje te ndjeke me vemendje ne rritje, zhvillimet politike ne Shqiperi si dhe konsolidimin e respektimin e standardeve te demokracise dhe funksionimin e institucioneve te pavarura. Perfaqesuesit e PS shprehen shqetesimin per vonesat ne pergatitjen e infrastruktures zgjedhore dhe kerkuan fillimin qe tani, te monitorimit nderkombetar. Gjithashtu ata ndane shqetesimin, se arritjet ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit nuk jane te prekshme.

.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›