E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia hap dyert olimpisteve kosovare

Londra 2012

“Nëse deri në verë të vitit 2012, Kosova nuk pranohet në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, atëherë dyert e ekipit olimpik të Shqipërisë do të jenë të hapura për të gjithë sportistët nga Kosova për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike ‘Londra 2012’”. Ky është premtimi që ka bërë së fundmi sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Stavri Bello. Shpresat që Kosova të pranohet në KON para Olimpiadës së Londrës po zvogëlohen çdo ditë e më shumë. KOK-u ende nuk ka aplikuar për pranim në KON. Drejtuesit e këtij institucioni arsyetojnë se nuk është plotësuar kushti teknik për aplikim, i cili parasheh që pesë federata sportive kosovare të jenë të pranuara me të drejta të plota në ato ndërkombëtare. Kosova ka vetëm dy federata të pranuara me të drejta të plota. “Ne inkurajojmë institucionet kosovare të sportit që të na dërgojnë emrat e sportistëve që janë kandidatë për Lojërat Olimpike. Ne i mirëpresim ata, edhe pse unë shpresoj se deri në olimpiadën e ardhshme Kosova do të bëhet pjesë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar”, u shpreh Bello. Kështu që përveç xhudistes Majlinda Kelmendi, sportistë nga Kosova mund të mbrojnë ngjyrat e Shqipërisë edhe në futboll, volejboll, karate e basketboll.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›