E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fondi Saudit do të ndërtojë mbikalimin e Shkozetit

Ky projekt, i propozuar nga Qeveria dhe i ratifikuar sot nga deputetët e Komisionit të Ligjeve, i përket fazës së dytë të projektit të mbikalimit të Durrësit. Faza e parë, që financohet nga Fondi Kuvajtian, përfshin ndërtimin e trasesës së trupit të rrugës për gjithë gjatësinë e mbikalimit të Durrësit, ndërsa faza e dytë, e financuar nga Fondi Saudit i Zhvillimit, ka objektiv ndërtimin e mbikalimit të Shkozetit dhe kolektorin e drenimit të ujërave. Sipas relacionit shoqërues të marrëveshjes, mbikalimi i Shkozetit ka një gjatësi të përgjithshme prej 320 metrash, gjerësi rruge me katër kalime dhe një kosto ndërtimi prej 4.5 milionë euro. Ai do të ndërtohet në kryqëzimin e Shkozetit, duke mbikaluar segmentin rrugor urban të tij dhe duke bërë të mundur aksesin linear të trafikut në mbikalimin e Durrësit. Ndërsa pjesa tjetër e projektit, kolektori i drenimit të ujërave ka të bëjë me ndërtimin e një kanali trapezoidal masiv, me veshje betoni dhe armim, si dhe ankorimin, me gjatësi rreth 1 km dhe me një kosto ndërtimi 3.9 milionë euro.                                                                                              

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›