Guardiola, edhe një vit te Barça
Me anë të një konference për shtyp paraditen e sotme në mjediset e stadiumit të Barcelonës, vetë tekniku katalanas, së bashku me presidentin Laporta dhe drejtorin sportiv Beguirishtain kanë bërë të ditur arritjen e marrëveshjes.Guardiola do të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm te kampionët e gjashtë fishtë të sezonit të kaluar dhe marrëveshja do të hyjë në fuqi duke nisur nga 1 korriku, sepse në verë janë parashikuar të mbahen zgjedhjet për presidentin e klubit. “E dija se nuk mund të isha askund më mirë se këtu, por doja të vlerësoja nëse kisha forcat e duhura për të vazhduar në këtë rol. Do të kisha dashur të vendosja për zgjatjen e kontratës në fund të sezonit, por nuk doja që kjo të linte vend për dyshime gjatë kësaj kohe”, u shpreh trajneri spanjoll në konferencën për shtyp.