Topi: “Rama me refuzoi telefonaten per kryeprokuroren”
Per here te pare Presidenti i Republikes, Bamir Topi, zbardh prapaskenat e zgjedhjes se kryeprokurores Ina Rama. Nje gje te tille Topi e ka bere ne nje interviste per “Zerin e Amerikes”, ku ka zbuluar rrethanat dhe zhvillimet e vrullshme deri ne marrjen e vendimit per te zgjedhur pasuesen e Sollakut ne krye te institucionit te Prokurorise se Pergjithshme. Momentet interesante te “rrefimit” te Topit jane te lidhura me pritjen ne zyren presidenciale te kryeministrit Berisha, por edhe me menyren se si kreu i PS-se Edi Rama dhe kryetarja e Grupit Parlamentar te PS-se, Valentina Leskaj, refuzuan t’i pergjigjeshin thirrjeve te tij telefonike per te zgjedhur kryeprokuroren e re.
“Lidhur me ate çka erdhi me mbrapa me zgjedhjen e kryeprokurores, qe ka ardhur pak a shume ne sinkron, pra momenti i shkarkimit i hapi rruge momentit te dekretimit, kjo sigurisht nuk ka ndodhur ne oren pese te mengjesit, sikurse eshte deklaruar nga segmente te caktuara te politikes. Per hir te transparences, kjo ka ndodhur me saktesi ne oren 09:15 minuta te mengjesit te dites se neserme, ku une kam tentuar te komunikoj edhe me perfaqesues te opozites, po tregohem shume analitik, sepse eshte moment shume i rendesishem, kam pritur zotin Berisha ne zyre, kam tentuar te lidhem me kryetarin e opozites, zotin Rama dhe mbas nje komunikimi me sekretaren e tij, me eshte bere e ditur qe zoti Rama ndodhet per vizite ne Bon te Gjermanise. Kam tentuar te lidhem me zonjen Leskaj, e cila nuk i eshte pergjigjur kesaj telefonate, nuk e di per çfare arsye, sepse marredheniet jane mjaft te mira me kryetaren e Grupit Parlamentar te Partise Socialiste”, - eshte shprehur Presidenti i Republikes.
I pyetur nga “Zeri i Amerikes” per nje çeshtje te cilen e ka akuzuar mjaft shpesh opozita, pra ate te mosmbajtjes se fjales perpara Solanes per shkarkimin e Sollakut, Topi ka thene se ka vepruar normalisht. “Nuk ka ndodhur absolutisht asgje jashte normales. Ka qene nje komunikim shume luajal ne konferencen per shtyp me z. Solana ne vijim te nje pyetjeje: “E keni shkarkuar z. Sollaku?”. Ne ate moment kur kam folur, sigurisht qe nuk kisha bere asnje veprim lidhur me shkarkimin e z. Sollaku. Kur kam thene qe raporti eshte ne perfundim, kam qene mese i drejtperdrejte dhe te besh nje veprim 24 ore mbrapa nuk eshte shkelje, nuk eshte nje veprim absolutisht kunder atyre qe kam deklaruar, sepse e kam kryer 24 ore mbrapa. Do te thote qe ne perfundim te raportit te eksperteve, te cilet kane punuar te pavarur nga njeri-tjetri, pa e njohur njeri-tjetrin, kane arritur ne perfundime kryesisht te vertetuara ne raportin e Komisionit Parlamentar.
Gjithashtu presidenti Topi u shpreh se u kishte qendruar koherent konsultimeve qe kishte zhvilluar me partite politike, duke e zgjedhur kryeprokuroren e re brenda sistemit, ashtu edhe siç kishte deklaruar ne keto bisedime.
Sh. Sulçe
15 Dhjetor 2007