E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fondi i 3 përqindëshit, LDK: Mustafa është i pastër

Isa Mustafa nuk i merr seriozisht fjalët e Musa Dakës. E aq më pak deklaratat që Daka i dha në EULEX.

Ai vazhdon të pohojë se ky i fundit ia ka inatin LDK-së, prandaj edhe po flet çka është një e zezë kundër kësaj partie. Duket se ai po e nënvlerëson aq shumë nuk u mor personalisht me këtë çështje. Në vend të tij folën zyrtarë tjerë të partisë.

Sipas Fidan Jupollit, zëdhënësit të LDK-së, dëshmia që Daka ia dha misionit ndërkombëtar për sundimin e ligjit në Kosovë nuk është aspak e rëndësishme për partinë e as për kryetarin.

“Sa i përket Fondit të 3 përqindëshit, atëbotë Qeveria e Kosovës të gjitha raportet financiare të këtij fondi ia ka dorëzuar organeve kompetente”, ka thënë Jupolli për Express.

Sipas zëdhënësit të kësaj partie, secili qytetar dhe krejt institucionet e Kosovës janë të vetëdijshme për të gjitha këto raporte.

“Krejt e dinë se ku kanë shkuar dhe si janë shpenzuar paratë e fondit cent për cent”, sqaron ai.

Jupolli thotë se janë vetë udhëheqësit e 3-përqindëshit ata që janë kujdesur që ky raport t’i dorëzohet edhe Kuvendit e edhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Prandaj kryetari dhe e gjithë Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se çdo deklaratë e Musa Dakës është veç një akuzë politike kundër partisë sonë”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›