Autonomi në shkëmbim të zgjedhjeve në veri

Autoritetet e Kosovës kanë synim të parë që nëpërmjet dialogut me Serbinë të mund të bindin serbët e veriut të vendit që të pranojnë t’i nënshtrohen procesit zgjedhor lokal, kanë thënë burime të “Kohës Ditore”.
E serbët kushtëzojnë pjesëmarrjen në zgjedhje me një status autonom që ata ia duan veriut.
Me përfaqësues legalë që do të prodhoheshin nga zgjedhjet, Qeveria mëton të shtrijë autoritetin në këtë pjesë.
Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër i Kosovës, i ka thënë gazetës se institucionet e vendit do të bëjnë të pamundurën që gjatë vitit të prodhojnë struktura legale dhe legjitime në veri.
“Një ndër qëllimet tona është krijimi i komunës së Mitrovicës Veriore sipas Planit të Ahtisaarit dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira në tri komunat tjera”, ka thënë Kuçi.
Por serbët thonë se kjo nuk mund të mbërrihet pa plotësimin e një parakushti. Ata duan kompetenca rajonale për komunat që dominohen nga serbët. Madje, duan edhe ruajtjen e lidhjeve me Serbinë.
“Zgjedhjet mund të mbahen vetëm atëherë kur të zgjidhet problemi i veriut. Pra vetëm atëherë kur të definohet statusi i posaçëm për këtë pjesë”, ka thënë Ivanoviq./Indeksonline/