Presidencialet i fiton zgjedhja e Putinit
Kandidati qe pritej te fitonte garen e djeshme presidenciale ne Rusi, eshte konfirmuar me rezultat te thelle si fitimtari i zgjedhjeve. Dmitri Medvedev qe perfaqesoi Rusia e Bashkuar, fitoi me nje diference te madhe votash. Kjo doli nga nje sondazh i organizuar per Kanalin e Pare shteteror rus. Sipas sondazhit Medvedev ka marre 69,6 per qind te votave. Megjithese te dhenat jane jozyrtare, rezultati duket i konfirmueshem. Presidenti i ri, ne fakt eshte "fytyra" e Putini, sic konsiderohet nga shume politikane dhe analiste neper bote. Vete Putin nuk mund te rikandidonte pasi e pengonte Kushtetuta e Rusise. Ndaj vuri si kandidat qe favorizoi, zevendeskryeminsitrin, me perspektiven qe pas ikjes nga kolltuku presidencial te marre postin e kryeministrit te vendit.
Ne garen e djeshme, ishin dhe tre kandidate te tjere formale. Sipas te dhenave te para, Genadi Zhuganov (Partia Komuniste), mori 17,2 per qind, ultranacionalisti Vladimir Zhirinovski, mori 11,4 per qind dhe proevropiani Andrei Bogdanov (Partia Demokratike), pjesen tjeter prej 1,8 per qind. Kater kandidatet ishin ne gare ne Rusi per zgjedhjen e pasuesit te Vladimir Putinit, i cili u zgjodh president i Rusise ne vitin 2000 dhe u rizgjodh ne vitin 2004.
Ne votime moren pjese nga ora 08:00 deri ne oren 20:00 sipas ores lokale, me shume se gjysma e 109 milione zgjedhesve ruse. Per shkak te mungeses se nje kandidati nga opozita liberale, keto zgjedhje jane cilesuar si "farse" nga personalitete te shumta mbeshtetes te opozites, te cilet bene nje peticion prej 5000 firmash dhe e derguan prane Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Kryetari i KQZ, Vladimir Curov tha se ne pjesen me te madhe te vendit pjesemarrja ishte pese per qind me e larte sesa ne zgjedhjet parlamentare te vitit te kaluar.
Shi dhe diell per "ciftin" Putin-Medvedev
Gjate dites se djeshme te votimeve, kandidati per zgjedhjet presidenciale, Dmitri Medvedev, votoi i gezuar per ardhjen e "pranveres", ndersa per Putin shiu qe binte ishte "shenje e mire". "Jam ne humor te mire. Pranvera erdhi. Sigurisht, bie shi i imet, por eshte i kendshem. Stina po nderron", deklaroi Medvedev pas votimit se bashku me te shoqen Svetlana, sipas agjencise Interfax. Putin iu drejtua bashkeshortes Ludmilla, e cila e shoqeroi ne Akademine e Shkencave, ku kryen detyren e tyre elektorale: "shiu eshte shenje e mire". Ai u largua duke buzeqeshur nga qendra e votimit.