E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev, hija e Putin ne presidencen ruse

Tre vjet ne presidencen e tij, Vladimir Putin, ecte permes Sheshit te Kuq per t'iu bashkuar turmes per te pare interpretimin e Pol Mekartit "Kthim mbrapa ne BRSS". Njeriut qe pritet te jete pasardhesi i tij kete fundjave, Dimitrij Medvedev, preferon Deep Purple. Tre jave me pare grupi muzikor heavy-metal ishte ftuar ne Kremlin si nje dhurate ndarjeje per z.Medvedev nga Gazprom, te cilin ai e ka drejtuar prej vitit 2000.
Shija e tij per rrokun, njohja e anglishtes prej tij dhe rinia e tij, plus faktit qe ai nuk ka sherbyer kurre ne sherbimet ruse te sigurise, te gjitha keto kane forcuar reputacionin e z.Medvedev e te qenit liberal. Retorika e tij e javeve te fundit e ka perforcuar kete imazh. "Liria eshte me mire sesa joliria", eshte permbledhja e besimit te z.Medvedev. Akoma edhe me inkurajuese, ai ka thene se kjo apolikohet si per lirine personale dhe ekonomike ashtu edhe per lirine e fjales. Nje element kyc i lirise eshte respektimi i ligjit, tha ai, i cili ka munguar per pjesen me te madhe te historise ruse. Biseda e tij ishte aq liberale saqe ofendoi disa nacionaliste.
E shkuara e tij eshte shume me e trazuar. Nje avokat nga Shen Peterburgu, z.Medvedevka qene ne anen e z.Putin gjate pjeses me te madhe te jetes se tij profesionale, edhe duke drejtuar fushaten e tij presidenciale. Ne 2000, kur z.Putin u be president, favoriti i tij u be zv/shefi i tij i stafit dhe me pas nje prej zv/kryeministrave. Atij i ishte besuar gjithashtu Gazprom, kompania me e madhe dhe me e rendesishme e Rusise. Ai ndihmoi per te rimarre asetet qe ishin humbur gjate menaxhimit te meparshem.
Nje raport nga dy kritike te Kremlinit, Boris Nemtsov dhe Vladimir Milov, konstatoi se Gazprom nuk ishte bere as me transparent dhe as me shume efikas nen z.Medvedev, megjithese vlera e saj ne treg eshte rritur ne menyre dramatike. Psh, kontrolli mbi sigurimin disa miliarde dollare te Gazprom dhe (pjeserisht) fondet e pensioneve kalon nga nje banke private e quajtur Rossiya. Aksioneri i saj kryesor eshte Juri Kovalcuk, mesa duket nje mik i z.Putin. "Rossiya: vendi i mundesive" eshte motoja e tij. (Fondi i pensionit gjithashtu ka kontrollin e bankes me te madhe te Gazprom brenda vendit).
Gazprom thote se keto marreveshje jane per te permiresuar perdorimin e aseteve te tij. Por ato duken te pakten, te erreta. Sipas nje ish-zyrtari, z.Medvedev ishte gjithashtu truri prapa nje skeme komplekse ligjore per te lejuar nje kompani shteterore nafte, Rosneft, e cila mori pjesen me te madhe te aseteve te Yukos, per te mbajtur te ardhurat nga oferta e saj fillestare publike ne vend qe t'i kalonte ato shtetit.
Por z.Medvedev ka ndjekur gjithmone germe per germe ligjin. Sipas nje bankieri te huaj, kur nje gjykate amerikane vendosi nje urdher mbi shitjen e aseteve te Yukos, ishte z.Medvedev ai qe terhoqi Gazprom nga nje ankand te fiksuar qe me pare.
Detyra tjeter e z.Medvedev si zv/kryeminister ishte te mbikeqyrte shpenzimet ne projektet kombetare te tilla si shendetesia dhe arsimi. Per shkak te mungeses se reformave ne te dy keto sektore, ai ka bere pak ndryshime ne cilesine e seciles prej tyre.
Por do te ishte e gabuar te fajesohet z.Medvedev per deshtimin e projekteve kombetare ose per joefikasitetin dhe erresiren e Gazprom. Gjate tete viteve te kaluara, vendimet kryesore si per Rusine ashtu edhe per Gazprom jane marre nga z.Putin, i cili ka pasur pushtet te paprecedent, madje edhe sipas standardeve sovjetike. Problemi me i madh per z.Mdevedev eshte qe z.Putin mund te vazhdoje te marre vendime pasi te largohet si presidenti i Rusise dhe te behet kryeminister i z.Medvedev.
Ashtu sic ka vleresuar z.Putin, z.Medvedev do te "implementoje" ose "plotesoje" strategjine qe ai, z.Putin, ka vendosur per Rusine. Puna e kryeministrit, tha ai, do ti jape atij fuqi te plota: ai nuk do te vare fotografine e presidentit te ardhshem ne murin e tij. Z.Putin kohet e fundit ka kritikuar shume prej mungesave te Rusise, duke perfshire korrupsionin, paefektshmerine e menaxhimit te shtetit dhe vartesine nga burimet natyrore. "Nje udheheqes shume i mire do te pranonte deshtimin e drejtimit te tij kur te ishte akoma ne fuqi. Por nuk ka pasur kurre nje udheheqes i cili, ta kete bere kete, do te kerkonte atehere te qendronte ne pushtet", - argumenton Lilia Shvetsova nga qendra e Fondacionit Carnegy ne Moske per gazeten Novaya Gazeta. Shume frikesohen se sistemi i percaktuar nga z.Putin eshte shume i paqendrueshem.
Megjithe portretet e vendosura ne te gjithe Rusine qe tregojne z.Putin dhe z.Medvedev duke ecur perkrah njeri-tjetrit (z.Putin pak me para me xhaketen e tij prej lekure), ka nje mospajtim ne retoriken e tij. Pas disa viteve te kaluara te bisedave agresive te z.Putin, gjuha liberale e z.Medvedev mund te rezultoje si nje ngushellim. Ka shprese, pse jo besim, midis pjeseve te elites se Rusise dhe neper bote, se mberritja e tij ne Kremlin do te lajmeroje nje shkrirje. Te pakten, argumenton z.Shevtsova, mund te konsolidohen disa prej kundershtareve te moderuar te z.Putin perreth z.Medvedev. Por luftrat e brendshme ne Kremlin, tashme te dukshme, mund te zgjerohen.
Ne nje raport te ri per Keshillin Evropian per Marredheniet me Jashte, Andree Eilson nga University College London arrin ne perfundimin se ne fillim sistemi do te kete me shume kontroll mbi z.Medvedev sesa ai do te kete mbi sistemin. Ne fund te fundit, kush e di? Rezultati i zgjedhjeve te kesaj fundjave mund te jete i qarte, por perfundimi nuk eshte. Ashtu sic e ka pohuar nje prej manjateve, megjithe deshiren e z.Putin per te ruajtur status-kuone, Rusia do te jete nje vend I ndryshem pas disa vitesh.
Marre nga: "The Economist"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›