Fondi i garancisë, Basha nënshkruan marrëveshjen: Mundësi punësimi për të rinjtë
Bashkia e Tiranës ka firmosur sot marrëveshjen me Bankën Kombëtare Tregëtare për kreditimin e sipërmarrësve të rinj. Marrëveshja e nënshkruar nga kryebashkiaku Lulzim Basha dhe përfaqësuesi i BKT, i hap rrugën kështu hapjes së fondit të garancive, hapjen e mundësive të reja për të rinjtë e Tiranës.
Gjatë fjalës së tij zoti Basha theksoi se ky projekt eshte ne vazhden e nismave te Bashkise se Tiranes, per te nxitur zhvillimin e biznesit dhe rritur punesimin.
Eshte nje vendim, i cili shkon drejtperdrejt objektivit tone per te bere maksimumin e mundshem si Bashki per punesimin. Me kete vendim jam i sugurte se hedhim nje hap akoma te paprekur nga pushteti lokal por me leverdi te madhe sa i perket rolit qe pushteti lokal, qeverisja vendore ka per te siguruar zhvillim ekonomik dinamik dhe shanse per punesim, vecanerisht per brezin e ri. Këto kredi përmes garancisë së bashkisë së Tiranës prej 1 mln dollarësh, jepen me interes 2-3 herë më të ulët se norma në treg dhe përfitues janë të rinjtë nga mosha 23-35 vjeç tha ai.
Kryebashkiaku më tej nënvizoi se për herë të parë në 22 vite kapitalizem nga ky instrument financiar i bashkisë së Tiranës përfitojnë jo vetëm bizneset ekzistuese por edhe ato të reja, si dhe ato të paliçensuara me kushtin që në momentin e marrjes së kredisë të regjistrohen.
Për herë të parë në 22 vite kapaitalizem dhe treg të lire nga ky instrument financiar i bashkisë së Tiranës do përfitojnë jo vetëm bizneset ekzistuese por edhe ato të reja, si dhe ato të palicensuara me kushtin që në monmentin e marrjes së kredisë të regjistrohen. Përmes kësaj nisme ne bëjmë të mundur që institucionet financiare të ketë një gadishmëri më të lartë për kreditim. Duke investuar besimin tonë të plotë në aftësitë sipërmarrëse të rinisë shqiptare, duke vendosur parata e taksapaguesve të kryeqytetit për të demostruar këtë besim, ne tregojmë që edhe pushteti lokal ka mundësi të mbështesë dhe nxisë bizneset e reja, përmes tyre edhe punësimin. Është moment me një kënaqësi të shumifishtë për mua dhe me interes të shumëfishtë për të rinjtë përfundoi ai.
Nepermjet këtij projekti Bashkia e Tiranes synon qe te siguroje drejtesi sociale dhe qendrueshmeri financiare si dhe te nxise idete inovative, te nxise te rinjte te vetepunesohen duke hapur nje biznes.