E Diel, 1 Nëntor 2026

Fondi i shpetimit parlamenti sllovak rivoton pro

Parlamenti sllovak ratifikoi rritjen e fondit europian të shpëtimit, në një votim të dytë pas marrëveshjes mes Qeverisë dhe opozitës.  Ky ratifikim përfundon procesin e miratimit të fondit nga 17 vendet anëatare të eurozonës dhe i jep fund krizës që kërcënoi ngritjen e fondit të shpëtimit të euros.

Më herët, miratimi i fondit u bllokua nga partneri më i vogël i koalicionit qeveritar të Sllovakisë, që doli kundër edhe pse kryeministrja Iveta Radikova e kishte kthyer votimin në një mocion besimi për qeverinë e saj. Slovakia sipas marrëveshjes pozitë-opozitë do të shkojë në zgjedhje të parakohshme në marsin e vitit të ardhshëm.

Me një popullsi prej 5.4 milionë banorësh, Slovakia përbën më pak se 2 për qind të popullsisë së bllokut, por vota e saj ishte vendimtare për hyrjen në fuqi të marrëveshjes për fondin e shpëtimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›