E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fondi për SME, prezantohet projekti i inovacionit

Vihet në përdorim fondi prej 30 milion lekësh të reja për nxitjen e inovacionit dhe konkurueshmërisë tek bizneset e vogla dhe të mesme. Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, në bashkëpunim më Dhomën e Tregëtisë dhe Industrisë së Tiranës organizuan një aktivitet me synim njohjen e këtij projekti nga bizneset. Sipas kreut të Dhomës së Tregtisë, për të ndihmuar SME-të duhet të ndërmeren një sërë lehtësirash financiare.
 

Objektivi i kësaj iniciative është të ndihmojë kompanitë shqiptare të depërtojnë me eksportet e tyre në tregje të huaja si dhe do të asistojë firmat në formën e subvencioneve, për ekspertë që të auditojnë nevojat e tyre për inovacion dhe teknologji.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›