E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderohen ushtarët në Francë, Sarkozi: Vrasësi do të ndëshkohet

Presidenti Francez Nicolas Sarkozi është zotuar për ndëshkimin e autorit të masakrës në Tuluz. Gjatë pjesmarrjes së tij në ceremoninë funebër në nder të 3 ushtarëve francezë, të vrarë javën e kaluar, nga i njëjti person që kreu edhe sulmin në Tuluz ai u shpreh:
“Ne kemi nevojë për forcën tuaj. Mëngjesin e së hënës terrori arriti shklallën më të lartë ku ai vrau fëmijë, të hënën në një shkollë në Tuluz. Policët kanë bërë punën e tyre dhe kanë arritur të identifikojnë vrasësin. Krimet e tij do ndëshkohen”,- deklaroi Sarkozi.

“Ishte ushtria francezë në shënjestër të terroristit. Kjo ushtri pavarësisht origjinës vesh të njëjtin flamur si Franca. Duhet të shpreh ngushëllimet e mija për këtën ushtri. Ky regjiment ka paguar një cmim të lartë, kombi francez ua ka borxh. Jemi këtu para arkivolëve të ushtarëve të vrarë nga personi që kreu aktin terrorist, u shpreh familjeve të tyre që i gjithë kombi francez është pranë jush”,- theksoi Sarkozi.

Banesa e autorit të sulmit në Tuluz, ku u vranë 4 persona, është rrethuar prej 5 orësh nga policia franceze, e cila vazhdon negociatat për ta bindur të dorëzohet. Policia ka evakuuar banorët përreth banesës së Mohammed Merah. Ministri i Brendshëm francez ka thënë se i dyshuari është ndjekur për disa vjet nga Shërbimet Inteligjente Franceze dhe se një sasi armësh janë gjetur në një makinë të parkuar jashtë banesës së tij, ndërsa thekson se një tjetër sulm ishte parashikuar prej tij për ditënh e sotme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›