Forbes publikon listen e me te pasurve. Ne krye meksikani Carlos Slim

Njëriu më i pasur në botë është meksikani Carlos Slim që për të dytin vit rresht arrin të qëndrojë në krye të listës së miliarderëve. Për 20011 revista ekonomike Forbes bën të diotur se slim arriti të fritojë më tepër se 1209 miliardërët e tjerë të botës. Ai futi në xhep 20.5 miliardë dollarë duke e cuar pasurinë e tij në 74 miliardë dollarë e duke theksuar sërish se në botën tonë biznesi i momentit mbetet media sociale.
Në vend të dytë renditet themeluesi i Microsoft Bill Gates me 56 miliardë dollarë nga 53 miliardë dollarë një vit më parë. Në vend të tretë sërish një emër i njohur, Ëarren Buffett. Ka dhe ai 3 miliardë dollarë më shumë sivjet, thënë ndryshe 50 miliardë dollarë.
Listës së miliarderëve i janë shtuar dhe 200 persona të tjerë, 6 nga të cilët e kanë vënë pasurinë e tyre falë Facebook-ut, mes të cilëve Mark Zuckerberg e Sean Parker. Por dhe investitorët më të rinj të Facebook Peter Thiel e Yuri Milner si dhe bashkëthemeluesit Eduardo Saverin e Dustin Moskovitz, që është miliarderi më i ri i kësaj liste vetëm 26 vjec.
Themeluesi i Ikea, Ingvar Kamprad, ishte humbësi i madh i kësaj liste ndërsa ka zbritur nga 17 miliardë në 6 miliardë dollarë. Një rënie e tillë nga vendi i 11 në 162 është i pazakontë ndër milionerët që dhe sivjet janë më të shumtë në Shtetet e Bashkuara, plot 413.
Azia për herë të parë ja ka kaluar Europës me 332 miliarderë kundrejt vetëm 300 në kontinentin e vjetër . Kina dhe Russia kanë 115 e 101 miliarderë përkatësisht Moska në këtë drejtim mund të quhet dhe djepi më i madh i miliarderëve në botë. Aty banojnë 79 miliarderë.