E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi keqtrajtohen gazetaret e BBC

Një ekip i lajmeve  të BBC u arrestua nga forcat e sigurisë libiane, u rrah dhe iu nënshtrua simulimit të një ekzekutimi pasi u ndaluan duke u përpjekur të arrinin në qytetin e rrethuar perëndimor të Zaëiyah. Sipas  BBC të tre gazetarët Chris Cobb Smith anglez, kameramani turk Goktay Koraltan dhe korrespondenti Feras Killani, palestinez – deklaruan se ata ishin akuzuar për spiunazh dhe i kishin kërcënuar se do t’i vrisnin gjatë 21 orëve që u mbajtën nga ushtarët dhe policia sekrete besnike e Muamar Gadafi. Killani tha se u dërgua në një qeli ku kishte  dhe të tjerë të  burgosur.

"Kam gjetur në këtë qeli rreth 10-12 të burgosur. Dy prej tyre ishin egjiptianë, të tjerët ishin arabë. Shumica e tyre ishin nga Zaëiyah. Katër prej tyre ishin në gjendje shumë të keqe me hematoma në  kokë e  trup” tha Feras Killani.

Të tre u qëlluan me grushta, pushkë dhe shkopinj ndërsa u prangosën menjëherë pas ndalimit të  tyre. Të tre u arrestuan të hënën në një pikë kontrolli. Menjëherë pas lirimit të tyre ekipi i BBC u evakua nga Libia .

Azhornuar së fundi ( e enjte , 10 mars 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›