Spahiu Qytetaret perceptim negativ per gjykatat

Në gjykaten e Durrësit është zhvilluar analiza vjetore e punës,me pjesëmarrjen e drejtuesve të gjykatave të shkallës së parë Durrës, Kavajë si dhe drejtuesve te prokurorisë. Në këtë analizë ka qenë i pranishëm edhe nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu, i cili duke iu referuar inspektimit dhe konkluzioneve të nxjerra nga ky institucion ka vërejtur se perceptimi i qytetarëve për punën e gjykatave është negative gjë që është konstatuar edhe nga KSHH.
"KLD me keqardhje pranon se perceptimi i publikut për cilësinë e shërbimit që i ofrohet në gjykatat shqiptare në tërësi, dhe këtu nuk dua të ndalem tek gjykata e Durrësit, është negativ dhe nuk mund të pretendohet për dukje të vënies së drejtësisë. Gjyqtarët janë të pavarur në vendimarrjen e tyre, por pavarësisht pushtetit gjyqësor, nga dy pushtetet e tjera, kjo nuk i jep qytetarit liri të pakufizuar veprimi ", tha Kreshnik Spahiu, nënkryetar i KLD-së.
Kryetari i gjykatës së rrethit gjyqsor Durrës Ervin Metalla vecuar numrin në rritje të cështjeve që janë gjykuar për vjedhje dhe fallsifikim dokumentesh. Gjatë vitit 2010 në gjykatën Durrës janë regjistruar për gjykim gjithsej 8516 çështje, nga të cilat 5646 cështje themeli, penale e civile, 800 kërkesa administrive penale e civile, si dhe 1003 urdhëra ekzekutimi. Ne këtë anzlizë është raportuar edhe puna e zhvilluar gjatë vitit 2010 nga gjykata e rrethit gjyqësor të Kavajës.
Aleks Kalemasi