E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forbes/Angela Merkel, gruaja më e fuqishme e botës

29-08-2011 / Gazeta 55

Gazeta e famshme amerikane Forbes ne renditjen e grave me te fuqishme te botes ne vitin 2011, e klasifikoi Angela Merkelin, Kancelaren aktuale gjermane, si gruan me te fuqishme te botes. Ajo ndiqej nga Sekretarja e Shtetit amerikan Hillari Klinton, ne vend te dyte dhe nga Mishel Obama ne vendin e tetë. Ajo nje vit me pare ishte renditur e para, duke lene ne vendin e dyte Kancelaren gjermane Angela Merkel. Qe nga viti 2006 deri ne vitin 2009 Kancelarja gjermane eshte renditur e para ne klasifikimin e gazetes amerikane Forbes. Angela Dorothea Merkel ka lindur ne 17 korrik 1954 ne Hamburg. Babai i saj ishte pastor protestant dhe e ëma mesuese. Ajo studioi ne Universitetin e Laipcigut ne Republiken Demokratike Gjermane. Ajo u be Doktor ne fizike ne 1986 dhe beri kerkime ne kiminë kuantike ne Akademine e Shkencave te Berlinit deri ne 1990. Ajo ishte zedhenësja e qeverise se fundit gjermano-lindore te udhehequr nga Lothar de Mazière. Ne ate kohe ajo takoi Helmut Kolin, qe do ta konsideronte ate si bijen e vete dhe do te kishte nje ndikim te madh ne zgjedhjet politike te Angela Merkelit. Helmut Kol, qe eshte dhe babai i Gjermanise se Bashkuar kishte shume besim tek ajo dhe kishte te drejte. Shume nga udhëheqësit e Gjermanise Lindore ishin te implikuar me Stasin (sherbimet sekrete gjermano lindore), por Angela Merkel e refuzoi postin ne Ministrine e Sigurimit te Gjermanise Lindore ne vitin 1978.
Me vone ajo beri pjese ne Sherbimin e informacionit te Gjermanise se Bashkuar, pasi u be anetare e Partise Demokristiane Gjermane (CDU). Ajo u be deputete ne Bundestag-un gjerman dhe u be Ministre e Grave dhe Rinise (1991-1994) dhe Ministre e Ambientit (1994-1998).Ne 10 prill 2000, ajo u be Lideri i CDU-se. Ne 10 tetor 2005, ajo arriti te behej Kancelarja e pare gjermane, duke kthyer qeverine e saj ne nje “koalicion te mundesive te reja”.
Franca ishte destinacioni i pare i Angela Merkelit si Kancelare. Ajo beri vizite ne kete vend ne 23 nentor 2005, te nesermen e marrjes se postit te Kancelares. Aty ajo takoi Presidentin francez Zhak Shirak dhe kryeministrin Dominik de Vilepë. Ne diskutimet e tij Zhak Shirak insistoi mbi rendesine e aksit franko-gjerman ne gjirin e Bashkimit Evropian. Angela Merkel i dha nje rendesi ketij udhetimi per te treguar besnikerine ndaj Frances, por ajo donte te forconte marredheniet gjermane me vendet e Evropes Qendrore dhe në rajone të tjera në botë. Gjate nje vizite ne Azi ne gusht 2007, Angela Merkel shkoi per here te dyte ne Kine dhe per here te pare ne Japoni. Më 27 gusht 2007, ne Pekin, kancelarja takoi homologun e saj Wen Jiabao. Ajo kerkoi qe marredheniet kino-gjermane te jene me te forta dhe qe gjithashtu te respektohen rregullat e lojes nderkombetare ne luften kunder ngrohjes klimatike. Te njejten dite, ajo takoi Presidentin kinez Hu Jintao (Hu Xhintao) dhe deklaroi ne nje interviste: “Fola per te drejtat e njeriut me udhëheqesit kinezë. Insistova mbi faktin se me lojërat e ardhshme olimpike ,bota do te shikoje se afermi Kinen”. Më daten 23 shtator 2007, ajo priti Dalai Lamen e 14-te qe eshte ne mergim qysh prej vitit 1959.
Ne 2010, ish-Kancelari gjerman Helmut Schmidt e kritikoi Angela Merrkelin per menaxhimin e krizes financiare dhe per paaftesine e saj per te udhehequr bashke me Nikola Sarkozin, Presidentin Francez, çiftin franko-gjerman. Më 17 nentor 2010, Presidenti amerikan Barak Obama e dekoroi ate me titullin “Presidental Medal of Freedom” (Medalja Presidenciale e Lirise). Kjo medalje eshte dekorimi me i larte amerikan, qe u jepet njerezve qe kane kontibuar per sigurine dhe interesat kombetare te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ceremonia e dekorimit u bë me 7 qershor 2011.
Përgatiti Diana Skrapari

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›