Forca, dhe jo qeshja, e çojnë një tiran teposhtë
Josif Stalini, i aktruar nga aktori Simon Russell Beale, i cili i drejtohet drejt skenës sё Teatrit Kombëtar me hapa tё mëdhenj, me sytë e mëdhenj dhe një theks të butë “Bristoli”, ndjente një fije faji bazuar tek vlerësimi i publikut. Me kujtohet reagimi shqetësues i Peter Conrad nё lidhje me biografinë e Stalinit, tё Simon Sebag-Montefiore-s: “A duhet qё jeta e një vigani tё zi, të paraqitet nё mёnyrё kaq zbavitëse?” Patjetër që po. Drama e re e shkrimtarit anglez John Hodge e titulluar “Bashkëpunuesit”, në lidhje me marrëdhëniet midis Stalinit dhe dramaturgut Mikhail Bulgakov (aktruar nga Alex Jennings) nuk është vetëm qesharake, por edhe shumë bindëse. Stalini është më shumë se thjesht një njeri i vrazhdë, ai ka një lloj mjeshtërie dhe bukurie artistike. Ai rrallë e ngrinte zërin e tij, sepse normalisht nuk ishte e nevojshme. Ai e dinte se ka mënyra të tjera për të shkatërruar një njeri sesa vrasja e tij. Mao Ce Duni arriti dominimin pa asnjë kompleksitet. Motoja e Gardës së Kuqe ishte: “Ne do të jemi brutalë”. Hitleri dhe Stalini ishin që të dy të aftë për butësi ose kujdesje nё aspektin personal, por tё vëmendshëm në detaje tё brendshme, por tё paprekur nga vuajtjet në shkallë të gjerë. Diana Mitford protestoi nё mënyrë tё guximshme, për mikun e saj tё ngushtë Hitlerin: “Njeriu qё unë njihja nuk mund ta ketë bërë kurrë këtë”.
Hodge e Stalinit shpërndante makina midis të preferuarve tё tij dhe sigurohej, qё ata tё kuptonin lidhjen midis bashkëpunimit dhe komoditetit. Ai shquhet si njeri i egër, por ai nuk është një përbindësh. Ai nuk i shijon masakrat masive të popullit të tij, por duke i vëzhguar si një veprimi i domosdoshëm, një algoritmi e pushtetit. Kushtëzimi i njerëzimit është një pajisje dramatike për të bërë shpalljen graduale të sё keqes edhe më të tmerrshme. Thellësia psikologjike është shumë e rëndësishme për dramën si vepër, por jo e domosdoshme për një qartësi morale. Për një audiencë, qё tё qesh me një akt vrasjesh masive, duket si një farë lehtësimi. Kjo është një dilemë e qëndrueshme artistike. “Ngritja e përballueshme e Arturo Ui” i Bertolt Brecht-it i shkruar në vitin 1941, punësoi hilet artistike tё paraqitjes së një diktatori në formë të maskuar. Me rikrijimin e Hitlerit nё një gangster Çikagoje, Brecht rrezikoi tё mbulojë tё keqen me satirë. A do mund të urreni dikë që ju bën të qeshni? Në shekullin tonë, komedia është përgjigjja për gjithçka. A është kjo, një gjë e dobishme për diktatorët? Njohuritë e fëmijëve tё mi, rreth Koresë së Veriut, janë ndikuar fuqimisht nga “kukulla” e ekipit amerikan tё Kim Jong-Il, qё këndon: “Unё jam shume i fuqishëm”.
Por bërja mit e një njeriu që pretendon të kontrollojë “motin” e vendit sipas preferencave tё tij, a duhet tё mbështetet nga njerëzit e tij? Mjerisht, unë nuk mund ta mishëroj një tiran nëpërmjet satirës. Duket sikur vetëm mosha e vjetër do të bëjë për Jong Kim II-in dhe Mugaben. Ishte një kryengritje popullore dhe aeroplanët e NATO-s, tё cilët rrëzuan Gedafin, jo shaka. Në të vërtetë, komedia mund të jetë pjesë e një kërcënimi sesa një kundërhelmi. Dhembshuria kundrejt një tirani, është e turpshme. Nëse Bulgakov u zu ngushtë nga mburrja e Stalinit, pra qё kishte parë Gardën e Bardhë 15 herë, imagjinoni se çfarë domethënie kishte ajo për Condoleezza Rice; tё dinte se Gedafi kishte pasur një album, për “lulen e zezё në Shtëpinë e tij tё Bardhë”. Unë nuk e pranoj argumentin se komedia është një armë mё e mirë se sanksionet ose detyrimet ushtarake. Psikopatët nuk mund të qeshin kur janë nёn nënshtrim. Vendet nën tirani nuk e pranojnë mendjelehtësinë tonë.
Autorja është zv/kryeredaktore e “London Evening Standard”