Ide e shtypit të Athinës/Greqia dhe Italia, me fate të ngjashme
Si në Athinë, po ashtu në Romë, kriza ka cuar në rënie e qeverive të zgjedhura dhe zëvendësimi i tyre me qeveri teknike, të cilës mandati mund t’ju zgjatet derisa t’i japin zgjidhje krizës së brendshme. Në kulmin e krizës ekonomike dhe pas një serie të gjatë zgjidhjeve të gabuara, ja ku vijnë jo-politikanët. Në Greqi, është bankier-i qendror Lucas Papademos. Në Itali, hallka e ardhshme e dobët e zonës së euros, situata është e ngjashme dhe qeveria Berluskoni është e detyruar të japë dorëheqjen. Dhe, në këtë vend një ish-anëtar i Komisionit Europian, në marrëdhënie të mira me sistemin bankar kontinental, pritet të marrë në dorë ekzekutivin.
Ngjashmëritë janë të ngjashme. Në të dyja rastet sistemi politik nuk ka qenë në gjendje të kontrollojë krizën. Në Greqi, qeveria Socialiste e Jorgos Papandreu, pavarësisht disponibilitetin e saj për kërkesat e huadhënësve europianë, ka humbur besimin e popullit, sidomos menjëherë pas propozimit të mohuar - të referendumit. Kjo shënoi fillimin e fundit dhe ka lehtësuar në masë të madhe në formimin e një qeverie koalicioni me të djathtët.
Berlini, Parisi dhe Brukseli e kanë marrë si mundësi për të kërkuar bashkëpunimin e dy partive të mëdha dhe emërimin e një teknokrat-i në krye të qeverisë, sepse nuk kishin më shumë besim në një lider politik. Papandreu u eliminua nga propozimi i tij për referendum. Pasi është lëkundur mes ambicieve të tij personale dhe reagimeve të bazës së tij, rivali Antonis Samaras, lideri i Demokracisë së Re, është kthyer në pozitat e saj fillestare, duke mbështetur Papademos dhe ka miratuar vendimet e qeverisë së tij. Një qeveri, që të dy palët dakord, duhet të përfundojë mandatin e tij në shkurt.
Por një realitet të ri po duket në horizont. Qeveria Papademos do të duhet të miratojë buxhetin për vitin 2012 dhe të ratifikojë Marrëveshjen Europiane të 27 tetorit të kaluar, i cili siguron shkurtimin borxhit me 50 për qind dhe masa të tjera shtrënguese. Dhe nuk është thënë se mund t’ia dali deri në fund të mandatit të tij. Kjo qeveri ka mbështetjen e europianëve, që a priori i japin më shumë besim për zbatimin e Marrëveshjes së 27 tetorit. Dhe nuk do të ishte keq për t’i zgjatur jetën. Natyrisht çdo gjë do të varet nga situata e brendshme, nga orekset dhe kërkesat e partive politike, të drejtuesve dhe deputetëve. Por shumë gjëra kanë ndryshuar dhe është e mundur që qeveria e re do të zgjasë më shumë seç pritej.