Parandalimi i falimentimit
Nga Klaus Frankenberger ("Frankffurter Allgemeine Zeitung")
Greqia mund të dalë nga mjerimi vetëm nëse forcat përkatëse politike bashkohen në një përpjekje të madhe kombëtare. Fillimi i kryeministrit Papadhimas, që nga zgjedhja si kandidat deri tek emërimi, nuk kishte si të ishte më keq. Detyrat janë të vështira: sipas Komisionit Evropian, vitin e ardhshëm, borxhi i qeverisë greke do të arrijë në 200 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Nuk duhet të çuditemi se përse u desh kaq shumë kohë të emërohej kryeministri i ri pas shpalljes së dorëheqjes së Papandreut. Flitet për qëndrimin e Lukas Papadhimasit si burrë shteti, se nuk i druhet domosdoshmërisë së konsolidimit së Greqisë, por ka dhënë miratimin e tij për të udhëhequr një qeverinë e tranzicionit, e cila duhet të shmangë falimentimin, të rikthejë besimin e popullit dhe ti japë shtysë ekonomisë. Ç’detyrë e vështirë për të dhënë rezultat! A është futur ish- zv/presidenti i Bankës Qendrore Evropiane në një mision vetëvrasës? Pakënaqësia e votuesve dhe gjendja e përgjithshme e komunitetit grek e miraton pyetjen. Sjellja e dy partive kryesore (Partisë Socialiste dhe Partisë Demokracia e Re) gjatë ditëve të fundit, për shumë nuk duket shpresëdhënëse për plotësimin e marrëveshjes me huadhënësit dhe për nisjen e reformave strukturore radikale, kaq të domosdoshme. Preferohet të përdoret si një kukull Do kishte qenë më mirë të mos kishin lëshuar prokura ndaj Papadhimasit, por ta kishin përdorur thjesht si një kukull për të qetësuar partnerin e Athinës. Partia kryesore opozitare me kryetar, Antonios Samaras, ka treguar pak ose aspak përgjegjësi politike kombëtare, por disa e mohojnë bashkëfajësinë e tyre për gjendjen e Greqisë dhe thurin legjenda duke thënë se te huajt shkelin dinjitetin e popullit grek. Sa për kujtesë, është Greqia ajo e cila ka falsifikuar shifrat dhe që shtiu në dorë me mashtrim pranimin në Eurozonë. Vendi do mund të dalë nga fatkeqësia vetëm nëse do e shohë realitetin në sy dhe nëse forcat kryesore politike do të bashkohen në një përpjekje të madhe kombëtare. Ndoshta i ecën mbarë teknokratit Papadhimas, ndryshe prej paraardhësit, Jorgos Papandreut, për të bërë një fillim mbi të cilin pastaj të mund të ndërtohet rimëkëmbja ekonomike. Kushtet e nisjes së punës nuk kishin si të ishin më të këqija, papunësia n vend po shënon rritje të reja teksa Evropa kërcënohet me recension të ri. Atmosfera është si dhe vetë stina, e zymtë.