Forca e Britanisë në fakt qëndron te dobësia e saj
Nga Anatole Kaletsky
(Reuters)
Në një kohë kur ministrat e financave të G20 paralajmëronin një “luftë globale të monedhës” në takimin e zhvilluar në Moskë para ca ditësh, dy veçori të këtij konflikti patën prirje të binin në sy.
Veçoria e parë është synimi i çdo vendi që kjo luftë të ‘dështojë’ duke e bërë monedhën më të dobët. Kjo ndodh për shkak se monedha priret të mbështesë eksportet, punësimin dhe rritjen ekonomike (nëse të gjitha elementet janë baras, që gjë nuk ndodh). E dyta është se fituesi në këtë luftë me monedhën nuk ka qenë as Japonia, as Zvicra, as Kina, por një vend që është akuzuar për agresion financiar: Britania.
Kriza globale financiare nisi në mes të vitit 2007, kur paundi ka qenë mjaft i dobët. Banka e Anglisë arriti në indeksin nga 30% në fillim të vitit 2009 dhe pavarësisht një tërheqjeje modeste nga 2010-2012, mbeti në 24% nën nivelin e mesit të vitit 2007.
Japonia, në kontrast me të, rezistoi, madje kursi i shkëmbimit të monedhës së saj shkoi deri në 60% nga korriku i vitit 2007 deri më 2012, kur kryeministri Shinzo Abe u angazhua në qeverisjen e tij, për një nivel më konkurrues.
Por le t’i kthehemi “fituesit” më të madh në luftërat e post-krizës së monedhës, Britanisë. Zhvlerësimi i stërlinës ka qenë si ilaç për të gjitha të këqijat; Britania ka pasur performanca ekonomike të këqija që nga viti 2008, krahasuar me ndonjë vend anëtar të G7, p.sh. me Italinë.
Sidoqoftë, kjo mund të shmangej. Roli dominues i Londrës në financën ndërkombëtare e bëri Britaninë më të cenueshme sesa ndonjë ekonomi tjetër që përballoi krizën më të madhe në histori.
Kur kjo mori fund, kryeministri David Cameron vuri masa të rrepta buxhetore në G7.
Çështja më e rëndësishme sot është se çfarë mund të ndodhë në Britani.
Ngjarjet më të fundit në shkëmbimin e monedhës së huaj sugjerojnë një përgjigje të mundshme. Vitin e fundit paundi është dobësuar dramatikisht kundrejt të gjitha monedhave të forta, duke lënë mënjanë jenin. Monedhat angleze dhe japoneze duket se po bien për arsye të ngjashme. Ekonomia e këtyre vendeve nuk ka përjetuar rritje që nga viti 2009 dhe qeveritë e këtyre vendeve duket se po përjetojnë ankth për t’i dhënë fund kësaj gjendjeje amullie afatgjatë.
Si rezultat, edhe Banka e Anglisë, edhe ajo e Japonisë po pësojnë ndryshime radikale.
Konceptet e mëparshme të papërfytyrueshme në politikën monetare dhe atë fiskale papritmas kanë hapur debate, siç është treguar edhe nga sugjerimet e Shinzo Abes, se Banka Botërore duhet të financojë investime të mëdha publike.
Të gjitha këto trazira politike dhe monetare po ndodhin pikërisht në Britani dhe Japoni, në një kohë kur pasiguritë politike po fundosen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë dhe në eurozonë.
Japonia, padyshim, është mësuar me trazirat e pasigurisë dhe ato politike. Por për investitorët dhe biznesmenët në Britani, paparashikueshmëria e politikës për ekonominë mund të vijë si një shokim i rëndë.
Duke nisur nga politika monetare, ka 3 arsye që qeveritari i ardhshëm i Bankës së Anglisë ka ndërmend të eksperimentojë me versionet më potenciale dhe më agresive të politikës monetare, kur të nisë punën zyrtarisht në korrik.
Arsyeja e parë është se Carney, kreu i Bankës së Kanadasë, vazhdimisht ka thënë se politika monetare duhet të nxisë rritjen ekonomike në Britani, në kontrast të fortë me Mervyn King, qeveritarin e tanishëm, i cili beson te efektshmëria e nxitjes së përdorimit të monedhës.
Së dyti, Cameron me sa duket ka marrë vendimin e pashembullt për të emëruar një qytetar të huaj për në BoE, për një arsye të vetme, që ka të ngjarë të ketë mundësinë për të fajësuar regjimin e vjetër të BoE-së për performancën zhgënjyese të ekonomisë.
Carney është i njohur duke qenë se ka interes për karrierë politike në Kanada. Shanset e tij për sukses do të rriten edhe më shumë, po të mund të kthehej në Ottava si shpëtimtari i ekonomisë britanike, dhe jo thjesht i një bankier anonim qendror.
Sa i takon politikës financiare, tashmë është pothuaj e pamundur që qeveria angleze të ketë sukses në planet buxhetore dhe rreziqet politike po imponojnë të tjera taksa apo rënie shpenzimesh që janë dërrmuese, në një kohë që zgjedhjet po afrojnë.
Rruga që duhet të ndjekë politika fiskale tashmë është edhe më e pasigurt në Britani sesa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo në eurozonë – dhe shumica e analistëve të tregut presin që Britania të humbë besimin në depozitat bankare këtë vit.
Së fundmi, pasiguria politike po nis të intensifikohet në Britani, edhe pse në pjesën tjetër të Europës po qetësohet, po ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Europës.
Në 3 vitet e Cameron, që nga maji i vitit 2010, Britania ka pasur qeverinë më të qëndrueshme dhe më të parashikueshme në Europë. Kjo do të ndryshojë teksa zgjedhjet po afrojnë, në një kohë kur koalicioni mes konservativëve dhe liberalëve do të çahet.
Shkurt, Britania ndodhet në proces ndryshimi nga stabiliteti politik dhe ekonomik, duke qenë një nga ekonomitë më të paparashikueshme të botës. Është e habitshme që paundi sërish ka nisur të bjerë, pas një tërheqjeje modeste që nga viti 2010. Kjo çon drejt një ngushëllimi prej të gjitha pasigurive: Britania sërish mund të bëhet një fitues modest i luftës globale të dobësimit të monedhës.
Përktheu Rudina Dahri