E Diel, 1 Nëntor 2026

Po shtrenjtohet uji në mënyrë të paligjshme

18-02-2013 / Gazeta 55

Prefekti i Fierit, Vasil Ndreko

Rritja e çmimit të ujit të pijshëm me 25 për qind për konsumatorët në qytetin e Fierit ka vënë përballë njëra- tjetrës institucionin e Prefektit, kryetarin e Bashkinë Fier Baftjar Zeqo, që ka 54 për qind të aksioneve dhe ndërmarrjen e ujësjellësit. Përveç që rritja është tepër e lartë, sipas institucionit të prefektit ajo është e jashtëligjshme pasi vendimi duhet të merret në këshillin bashkiak. 
“Rritja 20 për qind që kërkohet nga Ujësjellës Kanalizimet është e pambështetur, e pabazuar dhe e tepërt. Ndërmarrja e Ujësjellësit Fier duhet t’i ishte drejtuar zyrtarisht Këshillit Bashkiak të Fierit i cili zotëron rreth 54 për qind të aksioneve të sh. a.,  Ujësjellës-Kanalizimeve. Ai me qëllim e ka anashkaluar këtë sepse kjo është diskutuar edhe më përpara e ne nuk kemi qenë dakord me këtë rritje”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës së Fierit, Vasil Ndreko. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›